LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dhe Maqedonia diskutojnë liberalizimin e tregtisë

Shqipëria dhe Maqedonia diskutojnë liberalizimin e tregtisë

Tirana dhe Shkupi po diskutojnë për liberalizimin final të tregtisë së prodhimeve bujqësore në të dyja anët e kufirit përmes heqjes së të gjitha barrierave tarifore, njoftoi dje media maqedonase, duke iu referuar burimeve nga qeveria

Protokolli për liberalizimin pritet të ratifikohet së shpejti dhe bazohet në marrëveshjen më të gjerë shumëpalëshe për krijimin e Zonës së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore, (CEFTA sipas akronimit në anglisht).

Marrëveshja mund të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti. Ministri maqedonas i Ekonomisë, Fatmir Besimi, u takua së fundmi me homologun shqiptar, Dritan Prifti, dhe ranë dakord në përshpejtimin e procedurave të ratifikimit.

Shqipëria importoi nga Maqedonia 190 mijë tonë mallra me vlerë të përgjithshme prej 7 miliardë lekësh vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Importet qenë 40 për qind më të ulëta se në vitin 2008.


Shqipëria eksportoi 2.9 miliardë lekë mallra në Maqedoni vitin e kaluar, por nga këto vetëm 365 milionë lekë qenë mallrat e përfshira në marrëveshjen e lehtësimit të tregtisë përmes heqjes së tarifave doganore.

Në lidhje me produktet bujqësore, Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë konkurrencë direkte në fushën e zarzavateve, pasi Shqipëria prodhon veçanërisht zarzavate të hershme, ndërsa Maqedonia prodhon zarzavate të vona.

Por shqetësues pas liberalizimit të tregtisë mund të jetë konkurrenca në prodhimin e frutave, ku karakteristikat klimaterike të Maqedonisë janë shumë të ngjashme me karakteristikat e Korçës dhe Peshkopisë.

Shumica dërrmuese e frutave të importuara në Shqipëri vijnë nga Maqedonia, ndërsa prodhuesit shqiptarë në zonat malore vuajnë nga sasitë e pakta të prodhuara në pemishte me sipërfaqe të vogla.

Në total, liberalizimi i tregtisë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë pritet të sjellë përfitime gjithnjë e më të mëdha, për shkak se ndonëse Shqipëria zotëron një deficit të lartë tregtar me këtë vend, zotëron suficit të konsiderueshëm në sektorin e shërbimeve turistike.

Nga ana tjetër, megjithëse ka pranuar të heqë tarifat doganore për mallrat e importuara, Shqipëria mban nivel shumë të lartë referencash doganore, të cilat janë në kundërshtim me marrëveshjet e tregtisë së lirë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vlera e Bitcoin mund të arrijë deri në 90,000 dollarë, nëse fiton Trump – parashikojnë analistët

Vlera e Bitcoin mund të arrijë deri në 90,000 dollarë, nëse fiton Trump – parashikojnë analistët

Botë
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Kalo në kategori