LAJMI I FUNDIT:

BSPK, protestë me 1 Maj

BSPK, protestë me 1 Maj

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka bërë të ditur se ka vendosur që për 1 Maj do të protestoj për shkaka të shkeljeve të drejtave të punëtorëve dhe mos plotësimin e kushtëve të sindaikatave.

"Kryesia Ekzekutive e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në mbledhjen e vet të mbajtur me 13.04.2010 ndër të tjera vendosi, që për nder të ditës ndërkombëtare të punës -Një Maji të organizojë një protestë para Qeverisë së Kosovës duke filluar nga ora 12:00", thuhet në njoftimin e BSPK-së.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj mbledhje u formua edhe Këshilli Organizativ i Protestave, i cili do të udhëheqë me protestën.

Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi disa herë ka bërë të ditur se nëse nuk bëhen lëvizje pozitive në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve, atëherë do te protestohet në të gjithë sektorët e shërbimeve publike dhe të atyre ekonomike.


BSPK-ja sipas tij ka qenë dhe mbetet një faktor i rëndësishëm stabiliteti në Republikën e Kosovës, por siq ka thenë ai po luhet me fatin e punetorëve dhe sindikata nuk mund të rrij duarkryq.

"Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, por edhe institucionet tjera kompetente në sferën sociale, duke përfshirë këtu edhe Agjensionin Kosovar të Privatizimit, Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, Zyrën Civile Ndërkombëtare në Kosovë dhe EULEX-in, me mosveprimet e tyre në segmentin kyç të sferës sociale, përditë e më shumë po kontribuojnë në zbehjen e atributit që ka aktualisht BSPK-ja në ruajtjen e stabilitetit social i cili ndikon drejtpërdrejt edhe në sigurinë e përgjithshme në Kosovë", është shprehur Arifi.

Përveç çështjeve tjera aspak të parëndësishme me të cilat po ballafaqohet BSPK-ja, aktualisht janë edhe dy çështje tjera shumë të rëndësishme dhe jetike për BSPK-në, e që sipas tij meritojnë zgjidhje të ngutshme me qëllim të zvogëlimit të tensioneve sociale të cilat së shpejti mund të ndodhin edhe pa vullnetin e BSPK-së, e këto janë:

1. Miratimi i Ligjit të Punës, që tani shumë herë është tërhequr nga aprovimi në Kuvend, dhe

2. Përshpejtimi i procedurave në aktivitetet e shpërndarjës së një pjese të të ardhurave prej 20% nga privatizimi i NSH-ve për punëtorët.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vlera e Bitcoin mund të arrijë deri në 90,000 dollarë, nëse fiton Trump – parashikojnë analistët

Vlera e Bitcoin mund të arrijë deri në 90,000 dollarë, nëse fiton Trump – parashikojnë analistët

Botë
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Kalo në kategori