LAJMI I FUNDIT:

Edhe Kosova me autostradë

Edhe Kosova me autostradë

Ministria e Transportit nënshkroi kontratën me Konsorciumin “Bechtel-Enka” për fillimin e punëve për autostradën Vërmicë–Merdare. Ministri Fatmir Limaj tha se realizimi i këtij projekti do t’i mundësojë Kosovës të lidhet me tregun ndërkombëtar.

“Nga sot do të fillojë hapja e një korridori ndërkombëtar të vendit tonë, që do të na duhet neve të lidhemi me të tjerët dhe të tjerët të lidhen me neve. Ne duam që rrugët tona të lidhen me ato që kanë fqinjët dhe të na dërgojnë nëpër të gjitha anët e botës”, tha ministri Limaj.

Ndërkaq, Mike Adams, president i "Bechtel – Enka" tha se ky bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës do shërbejë në zhvillimin edhe të ekonomisë së vendit.

Kontrata u nënshkrua në praninë e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili vlerësoi se realizimi i projektit për autostradën Vërmicë – Merdare dëshmon se Kosova ka krijuar ambient për investime kapitale. Kryeministri tha se ky projekt do të mundësojë edhe hapje të vendeve të punës për shumë kosovarë.


“Ky projekt i ndërtimit të autostradës i ndihmon qytetarët , duke u krijuar mundësi të reja të lëvizjes së lirë. E integron shtetin e Kosovës fuqishëm në rajon.. Ndërtimi i autostradës do të krijojë më mijëra vende të reja të punës. Autostrada me standarde më të larta ndërkombëtare do të modernizojë shtetin tonë”, tha kryeministri Thaçi.

Ndërkaqë, ambasadori i SHBA-së në Kosovë Christopher Dell, realizimin e autostradës e cilësoi si simbol të afërsisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Jam shumë i nderuar të jem këtu dhe të festojë bashkë me popullin e Kosovës këtë projekt historik. Ky projekt do ta ofrojë Kosovën tregjeve botërore. Ky projekt afro 1 miliardësh është i i madh sipas çdo standardi. Kjo autostradë do të jetë simbol i afërsisë ndërmjet SHBA dhe Kosovës”, tha ambasadori Dell.

Autostrada Vërmicë-Prishtinë- Merdarë do të jetë në gjerësi prej 28 metrash me katër korsi ndërkaq projekti pritet të nisë në fund të këtij muaji. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Kalo në kategori