LAJMI I FUNDIT:

Eurot false në Tiranë, hetime në gjithë rajonin

Eurot false në Tiranë, hetime në gjithë rajonin

Prokuroria e Tiranës do të kërkojë bashkëpunimin me homologet në vendet e rajonit për të hedhur dritë mbi rrjetin e fuqishëm të trafikut të monedhave euro të falsifikuara. Në operacionin e policisë së shtetit të koduar “Graniti” përfunduan në pranga, tri ditë më parë, 14 persona, si dhe u sekuestruan 73 mijë euro false.

GSH duke iu referuar burimeve zyrtare të Njësisë së Specializuar Task-Force pranë organit të akuzës në kryeqytet, shkruan sot se do i kërkohet ndihmë nga autoritetet bullgare, maqedonase, malazeze dhe kosovare, pasi dyshojmë se grupi kriminal që prodhonte eurot false ka një shtrirje të gjerë dhe numri i anëtarëve është më i madh.

14 të dyshuarit, mes tyre dy maqedonas dhe një kosovar, do të dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sipas hetimeve eurot false prodhoheshin në Bullgari dhe që më pas trafikoheshin e shpërndaheshin në tregun kryeqytetas të Tiranës.


Shqiptari nga Kosova Avni Hajrullau, dyshohet të jetë dhe kryesori i grupit kriminal, ndërsa dy shtetasit maqedonas në pranga janë Xheladin Demiri dhe Kemal Rexhepi.

Veç kontrabandës së monedhës false, të dyshuarit do të përgjigjen dhe për akuzën e "armëmbajtjes pa leje". Monedha e falsifikuar që u bllokua nga policia është dërguar në laboratorin e kriminalistikës për ekspertizë, me qëllim që të përcaktohen elementët e falsifikuara të euros.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Kalo në kategori