LAJMI I FUNDIT:

Mbi 1 mld dollarë deri tani për autostradën

Mbi 1 mld dollarë deri tani për autostradën

Pagesat e buxhetit për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash po tentojnë të kapin vlera maksimale. Kostoja totale e ketij projekti, deri në fund të janarit, ka arritur në 106 miliardë lekë ose mbi 1 miliardë dollarë.

Top Channel zbardh për herë të parë pagesat e detajuara të thesarit që nga viti 2006 për konsorciumin turko-amerikan ‘Bechtel Enka’ që po zbaton projektin publik më të përfolur në vend, atë të rrugës Rrëshen-Kalimash.

Kostoja totale e ketij projekti, deri në fund të janarit, ka arritur në 106 miliardë lekë ose mbi 1 miliardë dollarë. Odiseja e pagesave fillon që në vitin 2006, kur thesari i shtetit ka derdhur rreth 76 milionë dollarë për ndërtimin e kësaj rruge. Por ky ishte vetëm viti i parë. Pagesat janë rritur në mënyrë progresive në tre vitet pasardhëse. Në vitin 2007, buxheti pagoi 16.3 miliardë lekë për ndërtimin e rrugës ose 58 për qind të të gjitha fondeve të akorduara për investime në infrastrukturën rrugore të atij viti.

Në vitin pasardhës, atë 2008, qeveria i pagoi konsorciumit turko-amerikan 39.1 miliardë lekë ose 67 për qind të investimeve totale në gjithë rrugët e vendit. Fatura kulmoi vitin e kaluar, kur segmenti mori mbi 80 për qind të investimeve në infrastrukurë, plot 41.3 miliardë lekë. Në total, kantieri në Rrëshen-Kalimash ka marrë 70 për qind të investimeve në infrastrukturë për tre vitet e fundit të marra së bashku. Të dhënat tregojnë se qeveria vazhdon të paguajë fonde nga buxheti për segmentin rrugor me gjatësi 60.8 kilometër.


Ne muajin janar të këtij viti buxheti pagoi edhe 1.6 miliardë lekë të tjera për këtë segment, ndërkohë që pagesat kanë vazhduar edhe gjatë muajve shkurt dhe mars. Deri tani fatura totale e segmentit po tenton të kapë shifrën 10 për qind të produktit të brendshëm bruto, me kosto mesatare 17.5 milion dollarë për kilometër.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Kalo në kategori