LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtohen çmimet e produkteve

Shtrenjtohen çmimet e produkteve

Inflacioni në Maqedoni do të rritet parashikojnë ekonomistët dhe bankat të cilat me kujdes e përcjellin trendin e zhvillimit ekonomik. Në periudhën e kaluar inflacioni është zvogëluar në krahasim me zhvillimin e ritmit të lartë të rritjes në të cilën lëvizte për vite me radhë dhe ishte problem i monedhës kombëtare.

Profesori universitar, Petrit Pollozhani pohon për “Lajm” se këtë vit parashikohet një rritje e butë e inflacionit që do të thotë edhe zvogëlim i standardit jetësor të qytetarëve.

“Rritja e inflacionit automatikisht do të thotë edhe rritje e çmimeve, njëkohësisht rritje edhe e interesit të bankave. Si pasojë, do të kemi edhe zvogëlim të konsumit që është një tregues negativ për ekonominë”, tha Pollozhani.

Dekani i fakultetit ekonomik të USHT-së, Pollozhani gjithashtu tregon se rritja e normës së inflacionit në disa raste do të thotë edhe zvogëlim i aktiviteteve ekonomike, siç është industria e prodhimit, tregtimit të mallrave dhe shërbimeve. Megjithatë, ai sqaron se në Maqedoni nuk duhet të frikësohemi nga ndonjë rritje e inflacionit që nuk mund të kontrollohet. “Nuk mendoj se shteti do të lejojë të ketë ndonjë rritje të pakontrolluar të inflacionit. Në këtë rast do të ketë edhe devalvim të valutës nacionale”, tha Pollozhani.


Pas krizës globale në Maqedoni, kursi i lëvizjes kishte ndryshuar dhe ajo lëvizte në drejtim të kundërt dhe në disa raste kishte edhe deflacion. Subjektet ekonomike presin se shkalla mesatare e inflacionit këtë vit do të jetë rreth 0.7 për qind. Banka Popullore e Maqedonisë ka projektuar një rritje të inflacionit në nivel vjetro prej 1 për qind.

Për vitin 2009 analistët pritnin rritje të inflacionit nga 2.2-3.4 për qind kurse ajo kishte një ngritje deri më 5.6 për qind.

Megjithatë, në teorinë ekonomike thuhet se një ngritje e inflacionit deri në numër njëshifror është pozitive pasi do të ketë zhvillim ekonomik, ndërkaq nëse arrin numër dyshifrorë, atëherë mund të jetë e pakontrollueshme. Pikërisht nga kjo teori, institucionet shtetërore konsiderojnë se duhet shikuar këtë rritje të inflacionit si aspekt pozitiv për zhvillimin ekonomik të vendit. /lajmpress/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Kalo në kategori