LAJMI I FUNDIT:

Yagcilar në “PLASKOS” – me teknologji të përsosur ta ruajmë mjedisin

Yagcilar në “PLASKOS” – me teknologji të përsosur ta ruajmë mjedisin

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar vizitoi të mërkurën fabrikën për riciklimin dhe përpunimin e mbeturinave të plastikës “PLASKOS” në Obiliq – ku nga afër është njoftuar me metodën dhe teknologjinë e punës në sferën e përpunimit dhe riciklimit të mbeturinave, përkatësisht plastikës.

“Na inkurajon fakti se këtu punohet me një teknologji të avancuar, por që ka vend edhe për përmirësime të mëtejme dhe po ashtu është inkurajuese se nga plastika mbeturinë prodhohen tuba. Ky është një shembull mjaft i mirë edhe për operatorët tjerë”, ka thënë ministri Yagcilar.

Yagcilar po ashtu ka bërë të ditur se Ministria që ai drejton gjendet në fazën e hartimit të Strategjisë së mbeturinave ku – siç tha ai – “do t’i kemi para sysh edhe kërkesat e operatorëve. “Andaj dua ti inkurajoj dhe t’i ftoj edhe operatoret tjerë që të fillojnë së vepruari me mënyrat dhe teknologjinë e duhur”, tha Yagcilar.

Ndërkaq, pronari i fabrikës PLASKOS, Labinot Vitia tha se vizita e ministrit Yagcilar është e një rëndësie të veçantë, ngase për herë të parë fabrika e tij po vizitohej nga një ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës. “Kjo na inkurajon edhe me tepër që të përsosim teknologjinë dhe ta ruajmë mjedisin”, tha Vitia. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Kalo në kategori