LAJMI I FUNDIT:

Tahiri takon sindikalistët e Administratës Publike

Tahiri takon sindikalistët e Administratës Publike

Ministrja Edita Tahiri ka pritur të mërkurën në takim delegacionin e Sindikatës së Shërbimit Civil dhe Sindikatës së Administratës Publike, me ç’rast u bisedua rreth çështjeve që janë adresuar nga ana e këtyre sindikatave për institucionet qeveritare.

Përfaqësuesit sindikal kanë shprehur shqetësimin e tyre se ndërrimi i ministrit në Ministrinë e Administratës Publike, do të mund të ndikonte në mosrealizimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Sindikatave në njërën anë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht MAP-it dhe MEF-it, në anën tjetër.

Ministrja Tahiri, siç thuhet në një komunikatë të MAP-it, i ka siguruar se ajo ka vullnetin politik për të realizuar një dokument të tillë siç është Memorandumi i Mirëkuptimit mes Qeverisë dhe Sindikalistëve të Shërbimit Civil.

Më tej, ajo ka theksuar faktin se kjo çështje do të adresohet në bashkëpunim me aktorët tjerë relevant që kanë të bëjnë me përgjegjësinë për realizmin e kërkesave që dalin nga ky Memorandum, në mënyrë që kërkesat që dalin nga kjo marrëveshje dhe njëkohësisht obligim i përbashkët mes Qeverisë dhe sindikalistëve të shërbimit civil të trajtohen me prioritet.


“Ne do të shqyrtojmë gjithë alternativat e mundshme për të gjetur zgjidhjen më të mirë për realizimin këtij Memorandumi”. Për këtë çështje preokupimin e tij e ka shprehur edhe ish ministri Bajrami, në takimin e dorëzimit të detyrës, si një nga çështjet që meriton vëmendje dhe përkushtim të veçantë, ka shtuar ministrja Edita Tahiri.

Po ashtu ministrja e MAP-it ka shprehur gatishmërinë e saj për takime të rregullta me sindikalistët e administratës shtetërore, në mënyrë që në vazhdimësi të trajtohen kërkesat dhe nevojat e dyanshme, gjithmonë duke pasur parasysh, interesin e punëtorëve dhe interesin nacional, si pika të rëndësishme të mirëqenies dhe funksionimit efikas të shtetit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Kalo në kategori