LAJMI I FUNDIT:

Dorëhiqet Beqaj

Dorëhiqet Beqaj

Kryetari i deritanishëm i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Besim Beqaj, dorëzoi sot zyrtarisht letrën e dorëheqjes nga kreu i Këshillit Drejtues të OEK-së, pas emërimit ministër i Integrimeve në Qeverinë e Kosovës. Zyra për Informim e OEK-së ka njoftuar se Këshilli përkrahu vendimin e Beqajt që u.d. i kryetarit të jetë nënkryetari aktual, Safet Gërxhaliu, i cili gjithashtu në mënyrë unanime iu propozua Kuvendit të OEK-së që ta zgjedhë për kryetar.

Mbledhja e Kuvendit të Odës duhet të mbahet në afatin tremujor nga dita e zgjedhjes së u.d. të kryetarit të OEK-ut.

Këshilli Drejtues vlerësoi lart punën dhe kontributin e kryetarit të deritashëm të Odës, Besim Beqaj dhe i uroi suksese në detyrën e re, thuhet në komunikatën shpëndarë medieve.