LAJMI I FUNDIT:

Fillon Konferenca e investitorëve

Fillon Konferenca e investitorëve

Mbi 150 projekte, me vlerë të përgjithshme prej 11,5 miliard euro, janë paralajmëruar për konferencën e parë investuese ndërkombëtare e cila nisi punimet sot në kryeqytetin e Bosnjës e Hercegovinës. Organizatorë të konferencës, e cila do të zgjas dy ditë, janë Bosnja Internacional Bank (BBI) dhe Grupi i bankave islamike për zhvillim (IDB). Sipas organizatorëve të kësaj konference, deri më tash janë paralajmëruar 590 pjesëmarrës dhe 157 projekte, me vlerë prej 11.559.125.000 euro.

Nga fusha e energjetikës janë paralajmëruar 40 projekte, nga infrastruktura 33 (plus projekti për ndërtimin e Korridorit 5C), nga turizmi 48 dhe nga bujqësia 36 projekte. Projektet do tu ofrohen investuesve të cilët në këtë forum vijnë nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kina, Katari, Malajzia, Turqia, Indonezia, Jordania, Kuvajti, Omani dhe vendet tjera.

Në Forum, me ftesë të organizatorit, marrin pjesë edhe shumë personalitete të njohura nga bota, e ardhjen e kanë paralajmëruar kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islamike, Ekmeledin Ihsanoglu, kryetari i Bankës Islamike për zhvillim, Ahmad Mohamed Ali, shefi i diplomacisë spanjolle, Miguel Moratinos, zëvendëssekeratri amerikan i shtetit të SHBA Xhejms Stajnberg, e tjerë.