LAJMI I FUNDIT:

Bektel Enka: Autostrada Rrëshen-Kalimash përfundon në korrik

Bektel Enka: Autostrada Rrëshen-Kalimash  përfundon në korrik

pritet të përfundojë së ndërtuari në korrik të këtij viti, afro 13 muaj pas afatit të rënë dakord në kontratë. Lajmi bëhet i ditur nga një njoftim i kompanisë turke “Enka”, e cila është në konsorcium me kompaninë amerikane “Enka” për ndërtimin e autostradës shqiptare. ”Të gjitha punimet, me përjashtim të njërit prej tubave të tunelit u përfunduan në qershor 2009. Tubi i mbetur pritet të përfundohet në korrik 2010”, thotë Enka.

Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, deklaroi pak ditë më parë se rruga do të hapet për qarkullimin e makinave në maj të këtij viti, me qëllim që të lehtësohet mbërritja e shtetasve të Kosovës për sezonin turistik në Shqipëri.

Autostrada u inaugurua si e përfunduar më 25 qershorin e kaluar, tri ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Njëri prej tuneleve (tuneli verior) u hap me sens të alternuar për disa muaj dhe vetëm gjatë ditës. Një segment prej disa qindra metrash në tunelin verior nuk kishte përfunduar ende së betonuari.


Në tetor 2009, Ministria e Transporteve njoftoi se rruga do të mbyllej për qarkullim për shkak të rritjes së pasigurisë së qarkullimit në tunel.

Ndërkohë, në nëntor, në tunelin jugor ndodhi një shembje me përmasa të mëdha. Për disa muaj, afati i përfundimit të punimeve nuk u publikua.

Gjatë kohës kur autostrada qe e hapur, qarkulluan deri në 12 mijë makina në ditë sipas shifrave zyrtare. Në këtë rrugë mund të qarkullojnë pa problem mbi 20 mijë makina në ditë.

Autostrada me gjatësi 61 kilometra ka kushtuar 600-800 milionë euro, rreth dy herë më shumë nga kontrata fillestare prej 418 milionë eurosh. Shifra e saktë e kostos së saj nuk dihet, pasi qeveria refuzon ta deklarojë.

Për ndërtimin e saj, konsorciumi Bechtel-Enka gërmoi 21 milionë metra kub, mbushi 8.5 milionë metra kub aty ku niveli i tokës duhej të ngrihej, si dhe kreu betonizime të përgjithshme prej 0.6 milionë metra kub.

Për asfaltimin u përdorën 0.45 milionë metra kub asfalt.
Prokuroria shqiptare hapi hetime për korrupsion në procesin e tenderimit të kësaj rruge, por çështja u bllokua për arsye procedurale nga gjykata.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Kalo në kategori