LAJMI I FUNDIT:

Industria amerikane e avionëve të udhëtarëve pas recesionit

Industria amerikane e avionëve të udhëtarëve pas recesionit

Kompania amerikane e prodhimit të avionëve Boing ka rritur prodhimin e aeroplanëve të mëdhenj për udhëtarë për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut ndërkohë që kjo industri po rimëkëmbet nga recesioni ekonomik. Ekspertët e industrisë së aviacionit thonë se kërkesat për më shumë aeroplanë do të rriten këtë vit pas rënies që pësuan në vitin 2008 dhe 2009. Por konsulentët e industrisë thonë se optimizmi mund të jetë i parakohshëm.

Pas humbjeve të vitit të kaluar prej pothuaj dhjetë miliard dollarësh, industria e aviacionit pritet të shënojë rritje. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, e cila përfaqëson 230 kompani ajrore në botë, parashikon rritje të numrit të kërkesave për udhëtime me 6 përqind për vitin 2010, ndërkohë që kërkesat për transportin e mallrave pritet të rriten me numra dyshifror.

Duke marrë parasysh këto parashikime pozitive, kompania Boeing po rrit prodhimin e pjesëve të avionëve për aeroplanin e ri 787 Dreamliner.

Harold Leslie është menaxher për instalimet. “Kemi punësuar disa njerëz të rinj këtë vit. Ne do të vazhdojmë të punësojmë tjerë, dhe kjo është mirë për ekonominë dhe për të gjithë”, ka thënë ai.


Por disa nuk janë të sigurt. Konsulenti Richard Aboulafia thotë se edhe pse duket se udhëtimet me avionë po rriten, kërkesat për bileta të klasit të parë janë të paqëndrueshme dhe fitimet janë ende nën nivelin e vitit 2008.

“Ka patur një rimëkëmbje që nga rënia a tmerrshme e vitit 2008, 2009 por ende jemi më poshtë sesa niveli i para fillimit të krizës kur kishte prodhime rekord të aeroplanëve, kështu tani ne ndeshemi me një situate të rrezikshme mbiprodhimi”.

Gjatë recesionit, shumë kompani ajrore anuluan porositë për avionë ose kanë shfrytëzuar aeroplanët e vjetër ndërkohë që kërkesat e udhëtarëve pësuan rënie. Megjithëse ekonomia ka filluar të përmirësohet, disa analistë druajnë se rimëkëmbja mund të jetë e ngadaltë.

“Agresiviteti i madh me parashikimet se ekonomia do të rimëkëmbet mund të pengojë rimëkëmbjen,”thotë zoti Abulafia. Boingu planifikon të shpejtojë prodhimin e avionëve 777 dhe 747. Edhe kompania evropiane me bazë në Francë, Airbus, do të rrisë prodhimin e një prej avionëve të saj të njohur nga 34 në 36 në muaj. /VoA/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Kalo në kategori