LAJMI I FUNDIT:

KOSTT, përkushtim maksimal për autostradën energjetike

KOSTT, përkushtim maksimal për autostradën energjetike

KOSTT siguron në përkushtimin maksimal për implementimin e suksesshëm të projektit të Autostradës Energjetike Kosovë-Shqipëri. Parlamenti i Republikës së Kosovës me shumicë absolute të votave ratifikoi Marrëveshjen për Kredi dhe Financim të linjës interkonektive 400kV, Kosovë-Shqipëri.

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Fadil Ismajli, ka falënderuar Parlamentin e Republikës së Kosovës për mbështetjen që i dhanë këtij projekti madhorë, duke theksuar “ju siguroj në përkushtimin maksimal të KOSTT për implementim të suksesshëm të projektit të ndërtimit të linjës interkonektive 400 kV, Kosovë-Shqipëri’’.

Marrëveshja parasheh një buxhet prej €33,5 nga e cila €17,0 mil është kredi komerciale afatgjate me kushte kredituese të buta dhe €16,5 mil grant të Qeverisë Gjermane.

Operatori i Sistemit, Transmsionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) së bashku me Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Republikës së Shqipërisë-OST janë duke punuar intensivisht në përgatitjen e dokumentacionit tenderues dhe planifikohet që shpallja e interesit për gjetjen e kontraktuesit për ndërtim të bëhet në muajin maj të këtij viti.


Punimet për ndërtimin e Linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri, planifikohet të fillojnë gjatë këtij viti dhe të përfundojnë në një afat optimal prej 2 vitesh. Projekti në fjalë paraqet interkoneksion të rëndësishëm jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë por edhe për rajonin.

Me ndërtimin e linjës së re 400 kV Kosovë-Shqipëri e cila planifikohet të fillojë gjatë këtij viti, do të rriten mundësitë e shkëmbimit më të madhë të energjisë elektrike në mes të dy vendeve. Aktualisht, Kosova dhe Shqipëria janë të lidhura me një linjë interkonektive 220 kV. /telegrafi/