LAJMI I FUNDIT:

Deficit rekord buxhetor i Francës

Deficit rekord buxhetor i Francës

Deficiti buxhetor i Francës në vitin 2009 është 7,5 për qind nga BPV, që është rekord historik, ndërsa borxhi shtetëror në fund të vitit të kaluar është rritur në 1.489 miliardë euro ose 77,6 për qind nga BPV, njoftoi Instituti kombëtar për statistikë.

Rezultatet e publikuara janë pak më të mira se sa janë pritur, por megjithatë i tejkalojnë sandardet e BE-së. Sipas ligjeve evropiane, deficiti buxhetor nuk guxon të tejkalojë tre për qind, ndërsa borxhi shtetëror 60 për qind të BPV-së.

Deficiti rekord i buxhetit shtetëror arsyetohet me krizën ekonomike botërore, pasoja e drejtpërdrejtë e së cilës është zvogëlimi i të ardhurave nga tatimet.

Qeveria këtë vit parashikon deficit më të madh buxhetor në nivel prej 8,2 për qind nga BPV-ja, ndërsa zvogëlim në tre për qind siç kërkojnë rregullat e BE-së, mund të pritet në vitin 2013. Zvogëlimin e deficitit buxhetor, Qeveria ka për qëllim ta realizojë me zvogëlimin e numrit të së punësuarve dhe bllokimin e harxhimeve shtetërore.