LAJMI I FUNDIT:

Brukseli kërkon zvogëlim të pagave në sektorin publik në Greqi

Brukseli kërkon zvogëlim të pagave në sektorin publik në Greqi

Brukseli kërkoi nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) të ndërmarrin masa për zvogëlimin e pagave në sektorin shtetëror, gjë që veçanërisht ka të bëjë me Greqinë, shkruan gazeta greke “Ekspres”.

Në raportin e kuartalit të Komisionit Evropian për gjendjen ekonomike në Eurozonën bëhet e ditur se kufizimi i pagave në sektorin publik mes tjerash nevojitet për ngritjen e konkurrentshmërisë në sektorët tjerë.

Greqia është përballur nga njëra anë me defiçit të lartë dhe kronik buxhetor, ndërsa nga ana tjetër me rënie të vazhdueshme të konkurrentshmërisë së fuqisë punëtore, thuhet në raportin.