LAJMI I FUNDIT:

Pensionistët, protesta nëse nuk miratohet ligji për sigurime

Pensionistët, protesta nëse nuk miratohet ligji për sigurime

Këshilli Organizativ për Protesta, i formuar nga Kryesia e Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Republikën e Kosovës, njofton se ka marrë vendim dhe paralajmëron se protestat do të organizahohen dhe do të mbahen në 7 qendra të Republikës së Kosovës...

Këshilli Organizativ për Protesta, i formuar nga Kryesia e Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Republikën e Kosovës, njofton se ka marrë vendim dhe paralajmëron se protestat do të organizahohen dhe do të mbahen në 7 qendra të Republikës së Kosovës dhe protesta qendrore do të mbahet në Prishtinë, nëse Qeveria e Kosovës, përkatësisht ministritë për Punë dhe Mirëqenie Sociale si dhe Ministria për Ekonomi dhe Financa, nuk përgatisin projektligjin për Sigurim Pensional Invalidor për mitratim, deri më 30 prill 2010, afat ky i paraparë me apelin, e i cili u është dërguar të gjitha strukturave të pushtetit në nivel të Republikës dhe atyre ndërkombëtare.

Këshilli do të jetë në kontakt të vazhdueshëm dhe sipas planprogramit protestat do të organizohen në gjysmën e parë të muajit maj 2010. /telegrafi/