LAJMI I FUNDIT:

Deklarimi i pasurisë, përfundon afati

Deklarimi i pasurisë, përfundon afati

Ligji i deklarimit të pasurisë, prejardhjes dhe kontrollit të pasurisë, rregullon kontrollin publik të pasurisë së zyrtarëve të lartë, të hyrat dhe përfitimet e tjera materiale, detyrimet financiare nga zyrtarët publik, anetarët e familjes dhe personat e lidhur me ta, duke përfshirë sanksionet e përcaktuara në këtë ligj.

Në një afat prej 60 ditësh qytetarët do të kenë mundësi të mësojnë se sa të pasur janë zyrtarët publik.

Veç kësaj, me ligjin e ri të miratuar në kuvend për deklarim të pasurisë, është rritur në rreth 1500 numri i zyrtarëve që janë të detyruar të deklarojnë pasurinë e tyre, dhe kjo sipas Pretenit kërkon më shumë kohë dhe mund për të bërë verifikimin e pasurisë së tyre.

Mirëpo, ai ka shtuar se në një afat prej 60 ditësh qytetarët do të kenë mundësi të mësojnë se sa të pasur janë zyrtarët publik. /telegrafi/