LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje bujqësore me hungarezët

Marrëveshje bujqësore me hungarezët

Sipas një njoftimi të Zyrës për informim të Ministrisë së Bujqësisë, pala hungareze do të themelojë një ekip ekspertësh për të ndihmuar në harmonizimin e legjislacionit me ate europian.

Ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i Republikës së Kosovës, Idriz Vehapi dhe ai i Hungarisë, Jozef Graf nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë së Hungarisë.

Kjo ndihmë sipas njoftimit do të jetë veçanërisht në përforcimin e strukturës institucionale nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve, zbatimit të ligjeve, përgatitjeve profesionale dhe zhvillimin e shërbyesve civil në fushën e programit IPARD dhe Organizimin e Agjencisë për Pagesa.

Palët kontraktuese thuhet se do të përqendrohen në bashkëpunimin për agro-mjedis dhe përmirësimin në shfrytëzimin e tokës, regjistrimin e tokës, menaxhimin e resurseve ujore për qëllime bujqësore, menaxhimin e resurseve pyjore, përmirësimin e procesit dhe tregtimin e produkteve bujqësore./telegrafi/