LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu shkarkon Hashim Rexhepin

Sejdiu shkarkon Hashim Rexhepin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Hashim Thaçi që të shkarkojë Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, raporton "Klan Kosova".

Sipas këtij televizioni, i cili citon burimet brenda Presidencës, këtë kërkesë Sejdiu e ka nisur në adresë të Thaçit ngase guvernatori Rexhepi ka implikime ligjore. Raportohet gjithashtu se i pari i qeverisë e ka mirëpritur kërkesën nga presidenti. /Telegrafi/