LAJMI I FUNDIT:

Të ndalohet privatizimi i PTK

Të ndalohet privatizimi i PTK

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me një delegacion të Sindikatës së Pavarur të PTK-së. Ky delegacionin i dorëzoi kryekuvendarit Krasniqi një peticion, të nënshkruar nga punonjës të njësive të PTK-së, nëpërmjet të cilit kërkohet ndër të tjera të ndërpritet procesi i privatizimit të PTK-së, derisa të mos miratohet Ligji i Punës dhe ai mbi veprimin sindikal nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Kreu i legjislativit të vendit, Krasniqi, theksoi se i kupton shqetësimet e punonjësve, ndërsa sa i përket aprovimit të ligjeve ai theksoi se Ligji i Punës do të aprovohet brenda këtij viti.