LAJMI I FUNDIT:

Qeveria kundër shkyçjeve kolektive nga rrjeti elektrik

Qeveria kundër shkyçjeve kolektive nga rrjeti elektrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka konstatuar përkushtimin e saj që të mos ketë shkyçje kolektive nga rrjeti elektrik, dhe në të ardhmen të sillet një strategji për zgjidhjen kësaj çështjeje nga ana e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave.

"Duhet që Ministria e Energjisë dhe Minierave të jetë e involvuar në këtë proces të konsultave për nxjerrjen e një propozimi, apo strategjie adekuate. Përkushtimi i Qeverisë është që të mos ndodhin ndërprerje kolektive dhe kjo është qasja më e drejtë e mundshme, andaj duhet të tejkalohet me një bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet e KEK-ut”, ka thënë të enjten Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë.

Ndërkaq, ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula ka bërë të ditur se ministria që ajo udhëheq nuk e përkrah shkyçjen kolektive dhe ka shtuar se kjo është politikë e KEK-ut. /Telegrafi/