LAJMI I FUNDIT:

Gjermania dhe Franca kërkojnë zgjidhje për krizën greke

Gjermania dhe Franca kërkojnë zgjidhje për krizën greke

Disa orë para Samitit të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, ende zgjasin negociatat e shpejtuara midis Gjermanisë dhe Francës, për atë se si të zgjidhet kriza e borxheve në Greqi.

Berlini kërkon rol kyç në këtë proces të fitojë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), si dhe sanksione të ashpra për vendet, që i shkelin rregullat buxhetore.

Nga ana tjetër, Greqia dhe Komisioni Evropian (KE) u bëjnë thirrje liderëve të Eurozonës që në Samit t`i japin mbështetje mekanizmit, që do t`i ndihmonte Athinës të vjen deri te kreditë e lira.

Për shkak të rejtingut të keq kreditor të Greqisë, kamatat e borxhit të reprogramuar të këtij vendi prej 20 miliardë dollarëve, i cili mbërrin në prill dhe maj, do të dyfishohet nga shkallët nëpër të cilët huazohet Gjermania.


Franca dhe Spanja thirrën takim të liderëve të Eurozonës në margjinat e samitit të Brukselit, por Gjermania bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në atë takim, nëse paraprakisht nuk arrihet pajtueshmëri për zgjidhjen e krizës greke.