LAJMI I FUNDIT:

11 kompani botërore shfaqin interes për PTK-në

11 kompani botërore shfaqin interes për PTK-në

Axos Capital (me kapital amerikano – gjerman),Bedminster Capital (me kapital amerikan),Cable & Wireles (me kapital nga Anglia dhe Monako) Goldmark Telecommunications, LTD (me kapital anglez), HT-Hrvatske telekomunikacije d.d. (me kapital kroato – gjerman),Magyar Telekom (me kapital hungaro – gjerman),Mobicom Austira (me kapital austriak),Orascom – (me kapital egjiptian) ,Turk Cell – (me kapital turk),Calik Holding/ Eagle mobile – (me kapital turk), janë kompanitë që morëb pjesë në konferencën për PTK

Kryeministri Hashim Thaçi tha se qeveria ka vendosur t’i hapë rrugë përfshirjes dhe pjesëmarrjes së sektorit privat në kompanitë publike, me qëllim të rritjes së performancës së tyre, që reflektohet edhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm. Kryeministri Thaçi pohoi se me futjen e kapitalit privat në PTK, qeveria synon që ajo të mbajë pozitën e fuqishme që e ka në treg, ta vazhdojë modernizimin e saj dhe të ofrojë shërbime të reja.

“Ne jemi të sigurt se nga ky proces do të dalin të fituar të gjithë; qeveria e Republikës së Kosovës si aksionare e vetme e kompanive publike në Kosovë dhe investitorët potencialë privatë të cilët do të fusin kapitalin e tyre në këtë kompani. Kosova ka potenciale të mëdha ndërsa ne si qeveri e Republikës së Kosovës ju garantojmë se do të ofrojmë një proces plotësisht transparent dhe në pajtueshmëri me standardet më të larta ndërkombëtare për transaksione të tilla”, tha Thaçi.

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, tha se PTK-ja përdor teknologji të lartë dhe është kompani shumë fitimprurëse. Aktualisht PTK-ja ofron shërbime të telefonisë fikse, telefonia mobile Vala mbulon rreth 97 për qind të territorit, me pjesëmarrje 70 për qind në tregun vendor dhe ka rreth një milion konsumatorë. Por ministri Limaj tha se në këtë sektor ka potencial të madh zhvillimi.


“Procesi i përfshirjes së sektorit privat në PTK është i një rëndësie të veçantë për vendin tonë sepse nga ky proces pritet të gjenerohen të hyra për shtetin tonë dhe të krijohet një partneritet strategjik me investitorët e kësaj fushe. Nuk është e lehtë për ne edhe si ministri, edhe si qeveri që të heqim dorë nga një kompani mjaft profitabile për shtetin e Kosovës, por arsyet për t’u futur kapitali i privat në Postë janë aq të shumta, saqë justifikojnë këtë proces”, tha Limaj.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, pohoi se qeveria ka krijuar infrastrukturë ligjore të domosdoshme dhe ka ndikuar në përmirësimin e klimës së përgjithshme të investimeve.

“Rritja e investimeve e huaja është një nga strategjitë për ta përmirësuar ekonominë e Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë kontribut të rëndësishëm në ofrimin e garancive të domosdoshme për investitorët në çështje të sigurisë, çështje politike, legjislacion ekonomik etj.”, tha Zharku.

Ministri i ekonomisë dhe financave, Ahmet Shala, tha se gjatë takimit të mbrëmshëm kanë shpalosur para investitorëve mundësitë që ofron Kosova për të investuar në sektorë të ndryshëm, veçmas në PTK. Sipas tij, në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të rreth 11 kompanive të ndryshme nga vende të ndryshme.

Edhe përfaqësuesit e zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore në Prishtinë ofruan mbështetje për privatizimin e kësaj kompanie, duke theksuar se nga shitja e saj do të përfitojë shteti, ndërsa kompania do të lirohet nga influenca politike.

Ndryshe gjatë sesionit të dytë janë paraparë të zhvillohen takime të veçanta të zyrtarëve të qeverisë me investitorët potencialë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Kalo në kategori