Republika e Maqedonisë zyrtarisht doli nga recesioni, pasi në tremujorëshin e katërt të vitit 2009, Bruto Prodhimi Vendor (BPV) shënoi rritje prej 1.2 për qind.
Rritja e ekonomisë me 1.2 për qind gjatë tre muajve të fundit të vitit 2009 shënoi fundin e recesionit që zgjati 9 muaj, njoftoi ministri i financave Zoran Stavreski.
Sipas tij, rritja e pozitive e prodhimit të brendshëm bruto kontribuoi që vitin e kaluar ta përfundojmë me rënie të këtij prodhimi vetëm me 0,7 për qind. Për Stavrevskin kjo ka të bëjë me elasticitetin e ekonomisë dhe të politikave të mira të qeverisë.
‘Përmes investimeve të shtuara, sidomos në infrastrukturë dhe në zhvillimin e ndërtimeve, buxheti ndihmoi në realizimin e këtyre rezultateve dhe në një farë mënyre ndikonte kundër recesionit; që të zbuten pasojat e mungesës së kërkesës eksterne, të rënies së eksportit për shkak të krizës ekonomike botërore’, thotë Zoran Stavrevski, ministër i Financave.
Stavrevski thotë se rezultati është edhe më i rëndësishëm pasi është ulur edhe papunësia, por edhe për shkak të faktit se qeveria parashikonte rënien e Prodhimit prej 0.6 kurse arriti 0.7 për qind.
Kjo, thotë Stavrevski është shumë më afër se parashikimet e tjera të analistëve vendorë, të Bankës popullore, madje edhe të institucioneve financiare ndërkombëtare. Në konferencën për shtyp me qëndrim të saj doli edhe LSDM.
‘Pasi është ashtu kryeministër Gruevski, atëherë prej sot e tutje pushoni të flisni për krizën ekonomike botërore.
Maqedonia ka dalë nga recesioni dhe nuk mundet për mungesën e investimeve të huaja, vendet e reja të punës, për varfërinë dhe standardin e ulët të jetesës, të arsyetoheni me gjithshka. Katër vjet jeni kryeministër dhe qytetarët janë të bezdisur nga mungesa e rezultateve’, deklaroi Zoran Jovanovski, nënkryetar i LSDM.
Ndërkaq, Stavreski edhe zyrtarisht bëri të ditur se është gjithnjë e më e sigurt se shteti do të hyjë borxh me obligacione euro të reja, të tretat me radhë, në mënyrë që të mund të mbulojë minusin e deficitit buxhetor. Për këtë vit planifikohet që ai të jetë rreth 150 milion euro.
Në qeveri shpresojnë se normat e interesit do të jenë shumë më të ulëta se 9,8 për qind sa është norma vjetore e interesit për obligacionin e dytë. Tremujori i fundit kur Maqedonia kishte Prodhim pozitiv, ishte tremujori i katërt i vitit 2008.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur