LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja me Bechtel në fundjavë, makineria niset drejt Kosovës

Marrëveshja me Bechtel në fundjavë, makineria niset drejt Kosovës

Oferta e prezantuar nga kompania “Bechtel & Enka” përfshin ndërtimin e dy fazave të segmenteve të autostradës. Faza e parë përfshin ndërtimin e segmentit A1, A2, PLUS B3 nga Vërmicë-Prizren-Therandë-Orllat në gjatësi prej 60.7 km, e cila pritet të përfundojë brenda 24 muajve nga dita e fillimit të punimeve, me një kosto përafërsisht 7. 5 deri në 8 milionë euro për kilometër rrugor. Ndërsa faza e dytë përfshin ndërtimet e segmentit Sllatinë-Besi në gjatësi prej 27 km dhe pritet të përfundojë brenda 36 muajve nga nënshkrimi i kontratës, ku kostoja përafërsisht do të jetë e njëjtë - 7.5 deri në 8 milionë euro për kilometër rrugor.

Një numër i madh automjetesh ku përfshihen autobetoniere, autovinça, automjete të tonazhit të rëndë, rula, eskavatorë, autobusë të tipit amerikan “Blue Bird” si dhe automjete të vogla fuoristarda të tipit “Mitsubishi” për transportimin e personelit inxhiniero-teknik, i janë nënshtruar servisit dhe janë të gatshme në pritje të urdhrit për në Kosovë. Këto automjete janë te parkuara në një shesh në hyrje të portalit verior të tunelit të Kalimashit. “Këto automjete i janë nënshtruar servisimit pasi kanë punuar për rreth katër vjet në ndërtimin e autostradës Rreshen-Kalimash dhe tunelit dhe janë në pritje për fillimin e punës në Kosovë”, thotë Asllan Braha, pronar i kompanisë së sigurisë “Braha” që ruan kantieret e kompanisë ‘Bechtel&Enka”

Nderkaq MTPT-ja është duke i vazhduar negociatat me kompaninë “Bechtel & Enka” konzorciumin amerikano-turk për çështje teknike se si do të realizohet kjo autostradë që të jetë më e leverdishme dhe më e favorshme për ekonominë e vendit tonë.
Fillimi i ndërtimit të autostradës, e njohur si Rruga e Kombit, parasheh se do të punësojë mijëra persona. Kjo autostradë do të jetë urë lidhës e shqiptarëve në Ballkan dhe do t’i lidhë të gjitha vendet e rajonit me Detin Adriatik.

Sipas nje burimi te gazetes, të gjitha bisedat dhe procedurat janë kryer dhe se këtë të mërkurë do të mbahet mbledhja e komitetit drejtues për autostradën, që do të vendosë për nënshkrimin e marrëveshjes.


“Marrëveshja me kompaninë ‘Bechtel & Enka’ do të nënshkruhet të enjten ose të premten”, i ka thënë shkurt ky burim gazetës./telegrafi/epoka/koha/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Kalo në kategori