Qeveria bullgare harton masa për daljen e shpejtë nga kriza. Pritet, ato të miratohen me një ligj special për rimëkëmbjen e ekonomisë bullgare. Kjo me qëllim, që të mos bëhen ndryshime në aktet normative. Për këtë qëllim u krijua një ekip special përfaqësuesish të pothuajse të gjitha ministrive, Bankës Popullore Bullgare dhe ekonomistëve të pavarur.
Qëllimi është të përkrahet biznesi, që të dalë vendi nga kriza. Plani parashikon shlyerjen e borxheve shtetërore ndaj biznesit dhe uljen e peshës së sigurimeve. Qeveria iu shpreson privatizimit të shoqatave shtetërore si një burim i shpejtë i të ardhurve në kushtet e krizës së rëndë. Nga shitja pritet në thesarin shtetëror të derdhen afro 1 miliard leva.
Për shkak të investimeve të kufizuara të jashtme, ekonomia bullgare duhet të bëjë gjithçka të mundshme për përvetësimin maksimal të fondeve evropiane. Nga data 1 korrik pritet edhe rritja e rrogës minimale në mbarë vendin.
Për planet e qeverisë ministri i financave Simeon Djankov shpjegon: “Tani për tani hartuam 35 masa. Krahas kësaj diskutojmë edhe idetë, që propozohen nga ekonomistë të pavarur, sindikatë, punëdhënës".
Disa nga idetë përputhen me idetë e qeverisë. Kemi ndërmend të diskutojmë të gjitha propozimet me partnerët social nga Këshilli Kombëtar i Bashkëpunimit Trepalësh. Pas kësaj ato duhet të miratohen nga Këshilli i Ministrave dhe nga parlamenti, që të bëhen ndryshimet e domosdoshme ligjore.
Parashikojmë miratimin e një ligji të ri në përkrahje të rritjes së qëndrueshme. Një pjesë e madhe prej këtyre masave do të gjejnë vend pikërisht në këtë ligj.”
Qeveria bullgare hoqi dorë nga ideja të rritë kuotën për sigurimin shëndetësor nga 8 në 10 për qind.
Ajo zgjodhi një variant alternativ, i cili i gëzon përkrahjes së shoqërisë dhe ekspertëve. E pikërisht – 150 mijë nëpunës shtetërorë do të paguajnë sigurimet shëndetësore, të cilët deri tani ishin angazhim të shtetit. Propozimi i qeverisë për rritjen e kuotave për sigurimin shëndetësor provokoi reagimet negative të shoqërisë bullgare, sindikatave, politikanëve dhe analizuesve ekonomikë. Për sa i përket lindjes së krizës ekonomike ministër Djankov mendon:
“Vende, si Bullgaria, të cilët nuk shtojnë tatimet, nuk kanë deficite të mëdha dhe respektojnë disiplinën fiskale janë në një gjendje më të favorshme jo vetëm për daljen e shpejtë nga kriza, por edhe për realizimin e rritjes ekonomike.
Të gjitha shtetet me deficit të madh buxhetor duhet të shtojnë tatimet, që të balancojnë pozitat fiskale. Ato shtete do të vonojnë me rimëkëmbjen ekonomike.
Në sajë të tatimeve të ulëta, të përkrahjes së biznesit bullgar, të rritjes së qëndrueshme, dhe me masa suplementare në këtë drejtim, jemi me shpresë, që jo vetëm do të dalim shpejtë nga kriza, por edhe do të përfitojmë nga mundësitë, që janë para Bullgarisë për shtimin e investimeve të huaja.
Politika e mirë fiskale dhe tatimet e ngrira brenda disa viteve të ardhshme do të tërheqin investuesit, gjë që do të ndihmojë daljen e ekonomisë bullgare nga kriza”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur