Kosova ende përballet me efektet e krizës globale financiare, thonë njohës të çështjeve ekonomike. Sipas tyre, në këtë kuadër po ndikon edhe rënia e remitencave nga diaspora dhe zvogëlimi i investimeve të huaja. Megjithatë, ekspertët japin mendime të ndryshme se a do t’i kalojë Kosova efektet e krizës gjatë këtij viti.
Efektet e krizës globale financiare ende janë duke u vërejtur në Kosovë, pavarësisht se disa shtete perëndimore tashmë kanë dalë nga recesioni dhe në ekonominë botërore po vërehen trende pozitive, thonë ekspertë për çështje ekonomike.
Mejdi Bektashi, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, thotë se efektet e krizës edhe më tej vërehen, për shkak të zvogëlimit të të ardhurave nga diaspora dhe rënies së interesimit të investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë.
“Problem i veçantë janë edhe trendet e zvogëlimit të investimeve të huaja vitin e fundit në Kosovë, që është një proces global. Ato janë zvogëluar, janë tkurrur edhe në shumë vende të tranzicionit”.
“Ne nuk mund të dalim nga kjo krizë, nëse nuk kemi investime të huaja. Investimet e huaja, në këtë rast, do të jenë një promotor i zhvillimit më të shpejtë dhe hapjes më të madhe të vendeve të reja të punës”, thotë Bektashi.
Edhe Sefedin Sefa, analist për çështje ekonomike, pohon se përveç rënies së remitencave dhe zvogëlimit të investimeve ndërkombëtare, deficiti tregtar i Kosovës është shkaktar tjetër i krizës.
Sipas tij, deficiti tregtar që ka Kosova është shumë i lartë dhe raporti eksport – import, përgjatë viteve është duke u rritur në favor të importit. Ndërkaq, strategjitë për dalje nga kriza nga autoritetet kosovare ende mungojnë, thotë Sefa.
“Brengosëse është se për tërheqjen e kapitalit të huaj, nuk ka ndonjë strategji brenda vendit, duke pasur parasysh analizat e krejt e asaj se si do të ndikohet në ndonjë fillim të prodhimit, ose ndikimi në zhvillim ekonomik është shumë i errët”.
“Dhe, në të njëjtën kohë nuk ka strategji të precizuar për prodhim, duke pasur parasysh që ende jemi një shtet, i cili varet nga importi”, pohon Sefa.
Si pasojë e krizës ekonomike ndërkombëtare gjatë vitit 2009, sipas burimeve zyrtare, thuhet se investimet e huaja kanë shënuar rënie për 30 për qind, të ardhurat nga diaspora, po ashtu, kanë shënuar rënie afër 12 për qind, ndërkaq eksportet janë zvogëluar në masë të madhe, krahasuar me një vit më parë.
Por, se a pritet që të ketë përmirësime gjatë këtij viti në këto fusha dhe Kosova t’i kalojë efektet e krizës botërore financiare, ekspertët e ekonomisë japin mendime të ndryshme.
Mejdi Bektashi shpreh shpresë se në pjesën e dytë të këtij viti, mund të pritet një përmirësim i gjendjes ekonomike.
“Do të ketë një dalje nga kriza, duke iu falëndëruar marrjes së mjeteve kreditore nga Banka Botërore dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Por, edhe nga rritja e remitencave që pritet të ndodhin pas qershorit dhe korrikut”.
“Do të thotë, janë dy muaj që fillojnë në masë më të madhe të rriten remitencat e qytetarëve tanë që vijnë në Kosovë”, vlerëson Bektashi.
Por, një mendim ndryshe shpreh Sefedin Sefa. Ai thotë se edhe gjatë këtij viti Kosova do të përballet me efektet e krizës së ekonomisë globale.
“Pritet që kjo të vazhdojë. Ne i përcjellim trendet e zhvillimit ekonomik edhe përmirësimit nga kriza financiare globale. Mirëpo, shihet se kjo ka ndikim të mëtutjeshëm, e sidomos për këtë vit. Edhe ky vit nuk do të jetë vit i përmirësimit”, shprehet Sefa.
Edhe hulumtimi i fundit i Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNDP, tregon se shumica e të anketuarve kosovarë, pa marrë parasysh kombësinë, mendojnë se kriza globale ekonomike është duke ndikuar në Kosovë. /Radio Evropa e Lirë/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur