LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë shqiptare, 120 milionë euro investime jashtë

Kompanitë shqiptare, 120 milionë euro investime jashtë

Sipas Bankës së Shqipërisë, në 5 vitet e fundit kompanitë shqiptare kanë investuar jashtë në total rreth 120 milionë euro. Edhe pse kjo mbetet një shifër e vogël, të dhënat tregojnë se investimet e bizneseve shqiptare jashtë vendit po vijnë në rritje nga viti në vit, përveç vitit të fundit, ku edhe ky zë ka ndjerë efektet e krizës.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit të kaluar të ardhurat që hynë në ekonomi nga investimet e bizneseve shqiptare jashtë, ishin reth 111 milionë euro, gati sa 15 për qind e të ardhurave që hyjnë në vend nga emigrantët. Edhe pse me rënie të fortë në vitin 2009 si pasojë e krizës, të ardhurat e investimeve jashtë janë aktualisht 2 herë më të larta se sa ishin në vitin 2004, raporton Top Channel.

Por, pavarësisht kësaj rritje, të ardhurat që vijnë nga investimet e biznesit shqiptar jashtë, janë tre herë më të ulëta nga ato që transferojnë bizneset e huaja që kanë investuar në vendin tonë.

Sipas Bankës, vitin e kaluar, kompanitë e huaja, nxorrën jashtë Shqipërisë rreth 347 milionë euro në formën e fitimeve të transferuara.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Kalo në kategori