LAJMI I FUNDIT:

Aventura e Trenit Elektrik, gjobë 20 mln dollarë

Aventura e Trenit Elektrik, gjobë 20 mln dollarë

Një gjykatë amerikane nga Uashingtoni ka konfirmuar gjobën prej 20 milionë dollarë që i është vënë qeverisë shqiptare nga gjykata e arbitrazhit, duke e cilësuar atë si të drejtë, pasi qeveria, përkatësisht Ministria e Transporteve, ka prishur në mënyrë të njëanshme kontratën për ndërtimin e të ashtuquajtur treni elektrik, një projekt i firmosur nga qeveria "Nano" në vitin 2003.

Kontrata me gjigantin amerikan parashikonte tërheqjen e një kredie me interesa tregtare dhe u kritikua zyrtarisht nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar si një projekt jorentabël e me kosto të rëndë për një ekonomi të vogël si qeveria shqiptare. Në përfundim, qeveria e anuloi kontratën, por diplomatë amerikanë të kohës shprehën hapur pakënaqësinë e krijuar nga mosrespektimi i marrëveshjes fillestare.

Beteja ligjore mes qeverisë dhe “General Electric” ka nisur që nga viti 2005, kur qeveria demokratike e sapoardhur në pushtet anuloi në mënyrë të njëanshme projektin me vlerë 74 milionë euro për ndërtimin e një linje hekurudhore që do të lidhte Tiranën me Durrësin.

Fillimisht Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit i dha të drejtë kompanisë amerikane, duke fajësuar qeverinë shqiptare për prishje të njëanshme të kontratës. Për rrjedhojë, gjykata dënoi qeverinë me një gjobë prej 20 milionë dollarësh si pagesë që duhet të bënte për kompensimin e dëmit që i është shkaktuar kompanisë amerikane. Por qeveria nuk është pajtuar me vendimin dhe e ka çuar çështjen në apel.


Ende nuk dihet se sa do të zgjasin procedurat gjyqësore të kësaj çështje, por të paktën deri tani të gjitha vendimet e dhëna kanë qenë kundër Shqipërisë, e cila rrezikon një gjobë jo të vogël, në një nga periudhat më të vështira të financave publike të vendit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Kalo në kategori