LAJMI I FUNDIT:

Rritet përdorimi i overdraftit (mbitërheqjes) në Republikën e Kosovës

Rritet përdorimi i overdraftit (mbitërheqjes) në Republikën e Kosovës

Kriza ekonomike dhe pagat ulëta kanë bërë që klientët e bankave në Kosovë ta shfrytëzojnë kredinë e mbitërheqjes, e njohur si overdraft.

Zyrtari për Informim nga “Raiffeisen Bank”, Asdren Rrahmani, ka thënë se gjatë gjithë kohës në “Raiffeisen Bank” në Kosovë përdorimi i shërbimit të overdraftit nga ana e klientëve shkon përafërsisht 85 për qind.

Virtyt Gacaferri nga “TEB” banka ka thënë se mbitërheqja është produkt standard i bankës dhe u ofrohet të gjithë klientëve që i plotësojnë kushtet.

Eksperti i bankave në Kosovë, Flamur Keqa, ka thënë se mënyra e lejimit të overdrafteve ka shtuar rreziqet e bankave, po ashtu ka ndikuar në përkeqësimin e portfolios kreditore.


Zyrtari për Informim në “Raiffeisen Bank”, Asdren Rrahmani, ka thënë se varësisht prej segmentit të klientëve të saj, kjo bankë për klientët e saj individualë dhe të biznesit, ofron shërbime të overdraftit, me qëllim të shfrytëzimit të mjeteve për plotësimin e nevojave të tyre financiare.

“Gjatë gjithë kohës në ‘Raiffeisen Bank’ në Kosovë përdorimi i shërbimit të overdraftit nga ana e klientëve tanë shkon përafërsisht 85 për qind. Overdrafti mbetet produkti numër dy më i shfrytëzuar në krahasim me gamën e gjerë të llojeve të produkteve që i ofron banka jonë”, ka theksuar ai.

Sipas tij, dy grupet e klientëve kanë nivelin e kënaqshëm të shfrytezueshmërisë, por nëse krahasohen nga ana e volumeve, biznesi ka shumën më të madhe të shfrytëzueshmërisë, ndërsa në numër edhe pjesëmarrja e individëve me overdraft është e kënaqshme.

“Nga overdrafti përfitojnë klientët privatë dhe ata të bizneseve me limitin e caktuar nga ana e bankës, në bazë të gjendjes së tyre financiare, me mundësi tërheqje të mjeteve nga llogaria e tyre në çdo kohë në ATM-të tona të vendosura anembanë Kosovës, pa pasur nevojë të kthimit të shumës totale të shfrytëzuar deri në afatin e skadimit”, ka deklaruar ai.

Kurse Virtyt Gacaferri nga “TEB” banka, ka thënë se mbitërheqja është produkt standard i bankës dhe u ofrohet të gjithë klientëve që i plotësojnë kushtet.

“Overdrafti shfrytëzohet nga më shumë se gjysma e klientëve të bankës. Kjo shifër përafërsisht është e njëjtë për biznese dhe individë, kurse limiti përcaktohet nga të ardhurat e qarkullimit të entitetit që e kërkon këtë shërbim”, ka theksuar ai.

Sipas tij, në “TEB” mbitërheqja hapet për një kohë të caktuar dhe duhet të ripërtërihet. “Këtë produkt mund ta marrin të gjithë klientët që nuk kanë vonesa të mëdha dhe që kanë të ardhura të rregullta”, ka theksuar ai.

Ndërsa eksperti i bankave në Kosovë, Flamur Keqa, për përdorimin e overdraftit në Kosovë, është shprehur se në praktikën bankare kosovare, për shkak të mosnjohjes së duhur të qëllimeve të overdarftit, pastaj për shkak të menaxhimit të dobët me këtë instrument, është abuzuar mjaft dhe mënyra e lejimit të overdrafteve ka shtuar rreziqet e bankës, po ashtu ka ndikuar në përkeqësimin e portfolios kreditore.

“Kështu, për ta rritur klientelen, disa banka kanë lejuar overdraft pa limite të arsyeshme ekonomike dhe pa siguri të mjaftueshme, me qëllim të rritjes sa më të shpejtë të profitit bankar. Sikur të lejohej në mënyrë të arsyeshme dhe të menaxhohej me kujdes, overdrafti do t’i lehtësonte mjaft aktivitetet afariste të bizneseve, pasi është shumë efikas dhe praktik në rast të mungesës afatshkurtër të bizneseve me mjete likuide”, ka thënë ai. (Epoka)

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori