LAJMI I FUNDIT:

Borxhi 300 milionë euro merret nga britanikët

Borxhi 300 milionë euro merret nga britanikët

Borxhi 300 milionë euro që do të merret në maj të këtij viti do të menaxhohet nga një kompani londineze, falë marrëveshjes së lidhur me Ministrinë e Financave. “White & Case” është gjigandi amerikan me histori 100-vjeçare në tregun e konsulencës ligjore dhe financës, me degë në 35 vende, mes tyre edhe në Angli.

Pikërisht ky filial ka fituar të drejtën e konsulencës për emetimin e eurobondit me vlerë deri në 350 milionë euro, tenderi i së cilës u zhvillua në javën e fundit të muajit shkurt, por që Ministria e Financave e publikoi këto ditë. Për këtë shërbim, shoqëria do të paguhet me rreth 135 mijë dollarë, nga 170 mijë që ishte vlera fillestare në tender, ndërsa kualifikimi i britanikëve të “White & Case” erdhi pas fazës së dytë.

Sakaq, Ministria e Financave ka mandatuar dy banka që do të udhëheqin eurobondin e parë shqiptar.

Ato janë amerikanët e “JP Morgan” dhe gjermanët e “Deutsche Bank”, kompanitë lider në tregjet financiare. Pas një procesi vlerësimi që kaloi në dy faza nga 15 banka pretendente, u përzgjodhën këto dy banka për emetimin e eurobondit në tregun ndërkombëtar të kapitaleve.


Ministria gjithashtu i ka kërkuar “Raifeissen Bank” të mbështes transaksionin, në rolin e mbështetësit (Co-Lead Manager). Ministria e Financave ka sqaruar dje se interesimi i institucioneve ndërkombëtare për këtë proces ka qenë i jashtëzakonshëm. Një numër befasues bankash (15 të tilla) me shumë reputacion në tregjet e kapitaleve, paraqitën ofertat e tyre shumë agresive për të udhëhequr transaksionin. Në fazën e dytë kaluan 6 banka (“JP Morgan”, “Deutsche”, “Raiffeisen”, “HSBC”, “BNP Paribas” dhe “Credit Suisse”), të cilat konkurruan me njëra-tjetrën përmes një testimi të zhvilluar në Ministrinë e Financave.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori