LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria mund të hyjë në krizë të re ekonomike

Bullgaria mund të hyjë në krizë të re ekonomike

Ekonominë bullgare deri tani nuk e presin lëkundje të mëdha meqë vendi është në një bord monetar i cili e mban stabil kursin e levit, thuhet në analizën. Defiçiti i llogarisë rrjedhëse pritet të jetë midis 6.8 për qind të bruto-prodhimit vendor (BPV) deri në fund të vitit 2011.

Inflacioni pritet të ngjitet në 2,2 për qind në vitin 2010 dhe 2,5 për qind në vitin 2011, ndërsa rritja ekonomike e vendit për sivjet, pritet të jetë 0,6 për qind.

Para krizës ekonomike Bullgaria ishte në mesin e vendeve me inflacion më të lartë në Bashkimin Evropian (BE), theksohet në analizën, por tani çmimet kanë filluar të shënojnë rënie.

Megjithatë, ekspertët parashikojnë se kriza në Greqi me siguri do të reflektohet në Bullgari lidhur me kontaktet e saj tregtare dhe investimet.


“Ekonomist” citoi përfaqësues të Bankës Popullore Bullgare, sipas të cilëve deri tani nuk ka zvogëlim të likuiditetit të bankave-simotra greke në Bullgari.

Bullgaria duhet të pakësojë shpenzimet e shtetit dhe të mos lejojë deficite, që të mos bie në spiralen negative si Greqia. Për këtë paralajmëruan ekonomistë të pavarur nga grupi Macro Watch.

Në se kërkesat për rritjen e shpenzimeve buxhetore do të plotësohen, Bullgaria do të bie në krizë të dytë më të thellë, theksuan specialistët në kohën e diskutimit të zhvilluar në Sofje me temë “ Rreziqet e rimëkëmbjes”.

Sipas ekonomistëve nevojiten dhe përpjekje suplementare për hyrje të dhjetë në sallën e pritjes për zonën e euros.

Komento:

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori