LAJMI I FUNDIT:

Ministrat nga Eurozona në takim për krizën greke

Ministrat nga Eurozona në takim për krizën greke

Ministrat e Financave e vendeve anëtare të Eurozonës sot do të takohen për të kontraktuar parametrat e ndihmës financiare për Greqinë. “Guardian”-i britanik pohon se bëhet fjalë për ndihmë prej 25 miliardë eurove.

Në këtë moment, pengesa kryesore e Greqisë është Gjermania e cila nuk dëshiron t`i ndihmojë, meqë konsiderojnë se Greqia vite tëra ka zhvilluar ekonomi të gabuar e cila bie ndesh me standardet e Bashkimit Evropian (BE).

Përndryshe, dje ministrja franceze e Ekonomisë Kristin Lagard deklaroi se nuk pret që ministrat e Eurozonës në takimin e sotëm të marrin ndonjëfarë vendimi që do t`i ndihmonte Greqisë.

Në prag të takimeve të ministrave të Eurozonës për t`i ndihmuar Greqisë, Lagard nuk është optimiste e madh, transmetojnë mediumet franceze.


“Definitivisht nuk pres të merret ndonjë vendim, apo të shtypet ndonjë buton që do t`i ndihmonte Greqisë meqë është shumë herët për çfarëdo zgjidhje”, deklaroi Lagard, para gazetarëve në Nju-Jork.

Lagard shtoi se Greqia duhet të japë kontribut të madh me hapat dhe masat e ndërmarra dhe të përballet me krizën financiare.

Nevojat për hua të Greqisë për vitin 2010 arrijnë edhe deri në 53,2 miliardë euro. Ministrat e financave të 16 vendeve që shfrytëzojnë euron, Evrogrupi, do të takohen sot dhe nesër në Bruksel, për të biseduar për krizën greke, borxhin dhe përparimin e vendit me vendosjen e masave të reja më të rrepta, të nevojshme për kthimin e besimit në tregjet.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori