LAJMI I FUNDIT:

Termocentrali i ri do të ndërtohet në lokacionin e “Kosovës B”

Termocentrali i ri do të ndërtohet në lokacionin e “Kosovës B”

Komiteti Drejtues i Projektit “Kosova e Re”, në mbledhjen e sotme, ka diskutuar lidhur me disa çështje që kanë të bëjnë me vazhdimin e përgatitjeve për projektin e termocentralit të ri.

Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula, tha se ndër çështjet kryesore që është diskutuar, edhe në Kuvendin e Kosovës, është lokacioni i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re” dhe pjesëmarrja e Qeverisë në Termocentralin e ri.
Komiteti Drejtues i Projektit “Kosova e Re”, sipas ministres Pula, ka rënë dakord për krijimin e dhomës së të dhënave, që do të vihen në dispozicion për katër konsorciumet e përfshira në listën e shkurtër, për ndërtimin e Termocentralit të ri. Ajo, po ashtu, tha se Komiteti Drejtues, ka marrë vendim që të angazhojë edhe një grup të ekspertëve vendorë, të cilët do të bëjnë shqyrtimin e pakos së dokumenteve që do të ofrohen nga ofertuesit.
“ Gjithashtu, i kemi përcaktuar edhe katër ose pesë këshilltarë vendorë, të cilët do të bëjnë negociata dhe do t’i analizojnë të gjitha marrëveshjet, të cilat do të nënshkruhen para përzgjedhjes së ofertuesit.

Këto marrëveshje, janë shumë të rëndësishme, sepse, do të bëhen negociata në kuadër të nevojave të Kosovës dhe kërkesave, të cilat i kanë ofertuesit”, ka thënë ministrja Pula.
Por, ndër çështjet kryesore, sipas ministres Justina-Pula, mbetet pjesëmarrja e Qeverisë në Termocentralin “Kosova e Re”. Sipas saj, Termocentrali i ri, do të ndërtohet në lokacionin e Termocentralit “Kosova B”, e jo në lokacionin e “Termocentralit “Kosova A”. Justina-Pula tha se ende nuk është arritur në përfundim se sa do të jetë pjesëmarrja e Qeverisë në këtë projekt.
“Përndrsyhe, ne, në formë definitive, kemi vendosur që Termocentrali “Kosova e re” të ndërtohet te “Kosova B”, për shkak të infrastrukturës dhe mundësive që ofron ajo për të filluar me punime sa më shpejtë”, ka sqaruar Ministrja Justina-Pula. E pyetur nga Radio Kosova se, nëse hynë në paketë “Kosova B”, atëherë, Qeveria, do të jetë, një lloj aksionari, në “Kosovën e re”?, Pula është përgjigjur se “ky është opcioni që mendon, se deri më tani, është më i favorizuari.

“Kjo mbetet, për shkak se, në fillim, Termocentrali “Kosova B”, mjaft mirë regjeneron. Mirëpo, aty nevojiten mjete shtesë, për rivitalizimin e tij, deri në vitin 2011, kur starton Termocentrali “Kosova e Re”.
Konsorciumi “Adani Power / PT Adani Global” nga India dhe Indonezia, konsorciumi “AES Electric lid / Demir Export A.S” nga SHBA-të dhe Turqia, “Park Holding” nga Turqia dhe konsorciumi “PPC/ Contour Global LLP” nga Greqia dhe Britania, janë ofertuesit e kualifikuar për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”. (koha)


Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori