LAJMI I FUNDIT:

Dështon reforma bankare në SHBA

Dështon reforma bankare në SHBA

Shanset për një reformë të plotë në sistemin e kontrollit bankar janë dëmtuar pasi dështuan bisedimet ne komisionin dy partiak në kongresin amerikan.

Për pasojë është vënë në rrezik prioriteti i parë i administratës Obama për reformë në këtë sektor dhe paralelisht dështimi u përkthye në fitime për aksionet bankare të cilat njohën rritje në bursën e Nju Jorkut.

Kryetari i komisionit parlamentar për bankat në senat Christopher Dodd paralajmëroi se koha për të kaluar reformën bankare për miratim gjatë këtij viti ka kaluar dhe se ai do të dalë më një propozim personal në ditën e hënë për ta paraqitur në senat përpara Pashkëve.

Edhe shumë analistë të tjerë kanë vënë në dyshim aftësinë e kongresit për të përmbushur punën e reformës bankare në këtë vit.


Presidenti obama ka presuar për realizimin e reformës rregullatore bankare në mënyrë që të parandalojë përsëritjen e krizave të likuiditetit, që shkaktoi edhe recensionin në amerikë.

Ndërkohë edhe vendet e tjera presin realizimin e kësaj reforme për të parë drejtimin e sistemit të ri të kontrollit bankar. Dështimi i bisedimeve për bankat ka shtuar listën e reformave të shtëpisë së bardhë që janë në pritje.

Dy kryesoret janë reforma në sistemin shëndetësor dhe reforma për ndryshimet klimaterike.

Përfaqësuesi i republikanëve në senat tha se ka shanse që të arrihet një marrëveshje kontrolli për bankat në mënyrë që të ruhet konkurrueshmëria e bankave amerikane dhe të mbrohen paratë e taksapaguesve.

Reforma e propozuar nga Obama do të zëvendësojë sistemin rregullator mbi bankat që është krijuar në vitet 30 të shekullit të kaluar menjëherë pas “Depresionit të Madh”.

Diferenca mes palëve qëndron në faktin se republikanët kërkojnë që reforma të garantojë që konsumatorët do të marrin produkte më të mira nga bankat ndërsa demokratët kërkojnë që reforma të garantojë sigurinë e konsumatorëve.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori