LAJMI I FUNDIT:

Tuneli i Kalimashit do hapet në mes të majit

Tuneli i Kalimashit do hapet në mes të majit

Mesi i majit do të finalizojë hapjen e galerisë jugore të tunelit të Kalimashit, që do të jetë i lirë për kalimtarët. Prej disa muajsh, kjo galeri qëndron e mbyllur si rezultat i shembjes që ka pësuar, por nga ana e Ministrisë së Transporteve është konfirmuar që synohet fillimi i qarkullimit të lirë para sezonit të verës.

Kjo vjen për efekt të turizmit, ku një pjesë e mirë e shtetasve kosovarë, por edhe emigrantë, vijnë për të kaluar pushimet në brigjet shqiptare.

Ndërkohë paralelisht po punohet edhe në galerinë veriore për betonimin dhe fortifikimin e një kilometri në mes të tunelit, që ishte i papërfunduar dhe i pasigurt, dhe si afat i mundshëm i hapjes jepet vjeshta.

Firma "Bechtel Enka" ka përqendruar punën edhe te riparimet në aksin rrugor Rrëshen -Thirrë, sidomos në afërsi të Repsit, ku ka pasur dëmtime të rrugës nga rrëshqitjet e shpateve të rrugës, por dhe nga fjetja e bazamentit që ka shkaktuar çarje të asfaltit.


Një pjesë e mirë e brezit të sigurisë është dëmtuar dhe duke shfrytëzuar faktin që rruga është e bllokuar po bëhen riparimet, në Luginën e Fanit. Disa segmente të vogla janë mbuluar me inerte për të mos u dëmtuar më tej.

Në segmentin Kukës -Morin ka pasur dhe çarje të rrugës në disa vende dhe dëmtim të sinjalistikës. I papërfunduar mbetet dhe nënkalimi që do të lidhë qytetin e Kukësit me autostradën në një gjatësi 2 km.

Ndërkaq firma "Bechtel Enka", si fituese e tenderit për pjesën tjetër të korridorit në Morin-Merdare në Kosovë, ka filluar transferimin e mjeteve për në Kosovë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori