Agjencia Kosovare e Pronës është kompetente edhe për rastet e zaptimit të pronësisë. Prej vitit 2006 ajo ka shqyrtuar dhe zgjidhur 22.000 kërkesa për pronësi. Rreth 80% e kërkesave janë paraqitur nga serbët.
Prej vitit 2006, kur zëvendësoi organizatën Habitat, Agjencia Kosovare e Pronës (KPA) ka pranuar rreth 41.000 kërkesa për zgjidhjen e çështjeve të të gjitha llojeve të pronës private. Familjes Joksimoviq, e cila para 11 vjetësh është larguar nga Deçani dhe tani jeton në Nish, një fqinj i dikurshëm i ka uzurpuar rreth 22 arë tokë në qendër të qytetit.
Ai e ka rrëzuar shtëpinë e vjetër për të ndërtuar për vete një të re. Biserka Joksimoviq thotë: "Që të shkojmë deri tek parcela jonë, shtëpia jonë, ne duhet të thërrasim Ali Dobrunën, ta lusim atë që të na pranojë. Më duhet të lajmërohem që të shoh nëse është i disponuar që të më pranojë."
Për raste të tilla kompetente është Agjencia Kosovare e Pronës (KPA). Zëvendësdrejtori i KPA-së Xhevat Azemi zakonisht nuk komenton raste të veçanta, sidomos nëse e nuk ka parë ende tërë dokumentacionin dhe nuk ka dëgjuar të dyja palët.
Megjithatë: "Ne kemi mundësi që në fund kur vendimi të jetë përfundimtar dhe i detyrueshëm, nëse është e nevojshme edhe të rrëzojmë objektin, por deri tani nuk kemi pasur ndonjë rast të tillë."
Agjencia Kosovare e Pronës ka shqyrtuar dhe zgjidhur deri tani 22.000 kërkesa për pronësi, ndërkohë që gjysma e tyre u janë kthyer pronarëve të vërtetë. Në rreth 11.000 raste pronarët kanë kërkuar që pronat t’u kthehen për t’i administruar vetë, ndërkohë që rreth 3.600 banesa, shtëpi dhe lokale janë dhënë në shfrytëzim me qira përmes agjencisë.
Në këtë mënyrë vetëm gjatë tre viteve të fundit në llogaritë bakare të pronarëve të vërtetë janë paguar rreth dy milionë euro qira.
Zoti Azemi e pranon se pas shpalljes së pavarësisë ka probleme sa i përket zbatimit të vendimeve në Serbi. Ndërkaq sa i përket gjendjes në Kosovë ai thekson: "Ka qenë një periudhë vitin e kaluar me rastin e nxjerrjes së atyre që kishin uzurpuar pronën e huaj në rajonin e Pejës, kur nuk e kemi pasur mbështetjen e plotë të policisë.
Megjithatë vitin e kaluar është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me policinë dhe që atëherë nuk kemi pasur më asnjë problem.".
Agjencia është e ngarkuar që ta kthejë sërish pronarin në pronën e tij, nëse pala parashtron një kërkesë të tillë, sqaron Azemi: "Në rastet kur ekziston një vendim përfundimtar me të cilin kërkohet kthimi në pronë atëherë ne e kryejmë. Aktualisht nuk kemi probleme të mëdha."
Azemi, përndryshe me profesion jurist, është i kënaqur me arritjet e deritanishme. Ai beson që mund të arrihet edhe më shumë dhe u këshillon atyre që u janë marrë pronat: "Agjencia të gjitha kërkesat do t’i zgjidhë me programin e vet, pa rënë nën ndikimin e askujt.
KPA është në gjendje që të zbatojë vendimet e saj. Ndërsa të gjithë ata të cilët nuk kanë dorëzuar kërkesat në afatin e paraparë (dhjetor 2007) duhet t’u drejtohen gjykatave për shkak se agjencia nuk pranon më kërkesa të reja."
/dw/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur