Komisioni Europian ka konfirmuar se mund të krijojë një version të Fondit Monetar Ndërkombëtar brenda organizatës për të nxitur stabilitetin financiar të Eurozonës. Në krye të një iniciative të tillë janë Gjermania e Franca dhe kjo bën pjesë në tërësinë e iniciativave të ndërmarra për të shmangur përsëritjen në të ardhmen të një situate si ajo të cilën po përjeton Greqia aktualisht apo edhe vende të tjera.
Franca dhe Gjermania i kanë rezistuar deri më tani ndërhyrjes së FMN-së dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë, në rastin e Greqisë. Këta organizma mund t’u japin ndihmë financiare sigurisht në këmbim të disa kushteve, shpesh jo shumë të pëlqyeshme, vendeve në botë që janë në vështirësi.
Sipas analistëve të ndryshëm, mbështetja për krijimin e një organizmi të tillë është bërë më e fortë pas krizës në të cilën është përfshirë Greqia. Megjithatë, në njëfarë mënyre është një masë për të parandaluar një krizë tjetër të këtij lloji dhe sigurisht nuk do të përdoret për të ndihmuar Greqinë dhe vende të tjera në situatën aktuale.
Ministri i Financave të Gjermanisë tha se për të krijuar dhe siguruar stabilitetin e Eurozonës është i nevojshëm krijimi i një institucioni që ka përvojën dhe fuqinë e FMN-së. Sot në lidhje me planet e krijimit të FMN-së, komisioneri i BE-së për çështjet financiare do të njoftojë edhe ekzekutivët e lartë të komisionit.
Bëhet fjalë për ngjarje që po ndodhin me një shpejtësi të madhe. Megjithatë, detajet e plota në lidhje me një iniciativë të tillë nuk do të dalin para muajit qershor. Ajo që dihet është se fondi kredidhënës do të ketë detyrë që jo vetëm të ndihmojë, por edhe të mbikëqyrë situatën financiare të vendeve anëtare të BE-së.
Sipas Olli Rehn, një fond i tillë do të lidhet me kushte shumë strikte të zbatimit. Ky vendim ka ardhur edhe si pasojë e konstatimit të organizmave më të lartë bankarë europianë, si Banka Qendrore Europiane në lidhje me mungesën e aftësisë së tyre për të parandaluar, parashikuar dhe zgjidhur krizat financiare si ajo e Greqisë dhe vendeve të tjera.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur