LAJMI I FUNDIT:

SHBA heq kufizimet tregtare për internetin

SHBA heq kufizimet tregtare për internetin

Shtetet e Bashkuara do të heqin disa kufizime tregtare ndaj Iranit, Sudanit dhe Kubës në një përpjekje për të inkurajuar përdorimin e internetit në këto vende. Amerikanët do të heqin kufizimet mbi eksportin e teknologjisë së internetit dhe të përdorimit të rrjeteve sociale në këto tri vende.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se qeveria amerikane po bënte investime të mëdha në teknologji për t’iu mundësuar njerëzve përdorimin e internetit, pavarësisht nga masat e qeverive në këto vende për ta bllokuar atë.

Liria e internetit po shndërrohet me shpejtësi në një nga parimet e politikës së jashtme amerikane.

Departamenti i Thesarit bëri të ditur se vendimi për të hequr kufizimet në eksportin e programeve dhe shërbimeve kompjuterike, do ta bëjë më të lehtë për iranianët, sudanezët dhe kubanezët që të përdorin interntetin për të komunikuar mes vetes dhe me botën e jashtme.


Në deklaratë thuhet se kjo do t’iu mundësojë atyre që të ushtrojnë ‘një ndër të drejtat bazë’.

Një pjesë e kësaj teknologjie do të përdoret për t’iu anashkaluar kufizimeve që ekzistojnë në këto vende për përdorimin e programeve të tilla si Twitter-i, apo të mesazheve që dërgohen përmes internetit.

Muajin e kaluar autoritetet iraniane kufizuan përdorimin e Gmail-it në prag të protestave të planifikuara nga opozita.

Pavarësisht nga heqja e kufizimeve për teknologjinë e informacionit, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ushtrojnë presion për ashpërsimin e sanksioneve ndaj qeverisë së Iranit, lidhur me programin e debatueshëm bërthamor që ajo po ndjek.

Komento:

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori