LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi, sistemi bankar është i sigurt, por, duhet të bëhet një rishikim i ligjeve

Rexhepi, sistemi bankar është i sigurt, por, duhet të bëhet një rishikim i ligjeve

Kthimi i mjeteve të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK) dhe i mjeteve nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore (NSH) është i pamundur për shkak të mungesës së infrastrukturës ligjore ka thënë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, në një bisedë për “Lajm”.

“Legjislacioni ekzistues duhet të ndryshohet dhe të krijohen amendamente të reja, në mënyrë që të krijohet baza ligjore për kthimin dhe investimin e mjeteve nga jashtë në Kosovë”.

Edhe pse efektet e krizës në Evropën Perëndimore kanë pasur ndikim në sektorin real të ekonomisë dhe te bankat në Kosovë, sipas guvernatorit Rexhepi, sistemi bankar është stabil dhe i qëndrueshëm.

“Presim që në vitin 2010 bankat të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme dhe stabile, por edhe të jenë më të hapura në drejtim të kreditimi të sektorit real të ekonomisë dhe qytetarëve të Kosovës”, tha ai.


Guvernatori thotë se ndërtimi i autostradës, privatizimi i ndërmarrjeve publike, si KEK, PTK dhe Aeroporti, do të gjeneronin ardhjen e investitorëve të jashtëm dhe do ta dinamizonin sektorin ekonomik edhe atë financiar.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori