LAJMI I FUNDIT:

Ditë të vështira për ekonominë shqiptare

Ditë të vështira për ekonominë shqiptare

Kur bota konsiderohet tashmë zyrtarisht e dalë nga kriza më e ashpër ekonomike që nga Lufta II Botërore, ekonomia shqiptare mund të mos ta ketë kaluar pjesën më të vështire të saj. Instituti i Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare, një organizëm i specializuar në analizat ekonomike, parashikon se viti 2010 do të jetë për ekonominë shqiptare me i vështire se ai qe lamë pas.

Në një raport të publikuar vetëm dy ditë më parë, i hartuar mbi të dhënat e dy muajve të parë të vitit, Instituti i Vjenës parashikon se gjatë këtij viti ekonomia shqiptare, do të ketë një rritje minimale, prej vetëm një për qind.
Raporti thotë se viti 2010 do te sjelle në Shqipëri edhe rritje te papunësisë, e cila sipas projeksioneve do te arrije ne rreth 15 për qind, një shifër kjo e artikuluar më parë, jo zyrtarisht edhe nga eksperte të Bankës Botërore.
Sipas raportit, 2010-a nuk do te jetë një vit i vështire vetëm për ekonominë shqiptare, pasi situata ekonomike pritet të jetë e zymtë në të gjithë rajonin.

Për Bosnjën, Malin e Zi dhe Kroacinë, parashikohet qe rritja ekonomike në 2010, të jetë sërish negative në shifrën një 1 për qind, ndërsa Maqedonia pritet që ketë vit të jetë në stanjacion, një situatë me rritje ekonomike zero.
Sipas institucioneve ndërkombëtare, vitin e kaluar Shqipëria ishte vendi me rritjen ekonomike më të lartë në Evrope, e cila përllogaritet ne 3 deri ne 4 për qind.

Por ne gjysmën e dytë të vitit dhe dy muajt e parë të 2010-ës, një sere treguesish zyrtare, dëshmojnë se ekonomia ka hyrë në një fazë të fortë ngadalësimi, e cila po reflektohet me rënie të ndjeshme te konsumit, rrudhjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe tkurrje te forte të investimeve private dhe publike. (Tch)


Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori