LAJMI I FUNDIT:

Më shumë përpjekje për forcimin e pozitës së grave

Më shumë përpjekje për forcimin e pozitës së grave

Përfaqësuesi special i BE-së (EUSR), Pieter Feith, ka vizituar të enjten shoqatën e biznesit të grave ‘Avenija’ në Llapnasellë si pjesë e shkëmbimeve të tij të vazhdueshme me organizatat e shoqërisë civile në Kosovë.

‘Avenija’ është duke i ndihmuar dhe bashkërenduar aktivitetet për ngritjen në një shkallë më të lartë të kushteve që ndërlidhen me punën për gratë.

Pas diskutimeve me përfaqësueset e shoqatës së biznesit të grave ‘Avenija’, Feith ka thënë se, “duhet të bëhen më shumë përpjekje për të forcuar pozitën e grave të të gjitha komuniteteve në shoqërinë kosovare”.

“Sfidat ekonomike me të cilat ballafaqohet sot Kosova më së miri mund të trajtohen me pjesëmarrjen e plotë të grave. Fuqizimi ekonomik përmes mbështetjes financiare dhe trajnimeve do t’i shtojë nismat e grave për të filluar bizneset e veta dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm për rritjen e standardit jetësor”, tha ai.


“Në dritën e afrimit të Ditës Ndërkombëtare të Grave më 8 Mars, dëshiroj t’iu rikujtoj autoriteteve kosovare zotimet e tyre për të siguruar pjesëmarrje më të madhe të grave në të gjitha nivelet e vendim-marrjes. Nevojiten përpjekje të vazhdueshme për t’i adresuar çështjet si dhuna në familje dhe trafikimi me qenie njerëzore në kuadër të një kornize institucionale të fuqizuar”, u shpreh Feith. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori