LAJMI I FUNDIT:

Investimet të ulta, eksportet dëshpruese

Investimet të ulta, eksportet dëshpruese

"Me vjen shumë mirë që BQK ja, ka një rol aq aktiv për stimulimin dhe të financoj diskutimet publike në çështjet e rëndësishme ekonomike, siç është ngjarja e ditës së sotme. Siç e kamë theksuar edhe në shumë hera të tjera, Kosova ka nevojë të bëjë më shumë përpjekje që të lehtësoj rritjen ekonomike. Sektori privat ka rol krucial në këtë drejtim. Investimet në sektorin privat fatkeqësisht mbesin në nivel shumë të ulët dhe eksporti i Kosovës është dëshpërues. Kompanitë private duhet të jenë më aktive për të prodhuar ide të reja për biznes, për përfitimet e përgjithshëm të tyre si dhe për punësimö, ka thënë Shefi i ICO, Pieter Feith.

Përfaqësuesi civil ndërkombëtar Pieter Feith deklaraten e beri ne nje konference te organizuar me temen Koston e financave dhe rritja ekonomike, dhe "Pse normat e interesit janë të larta në Kosovë".

Konferenca u organizuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me ICO në, me ç’rast u diskutua edhe rreth krijimit të një skeme për rritje të qëndrueshme ekonomike, ndërmjetësimi financiar dhe sjellja e bankave në Kosovë, mundësitë e investimeve në sektorin privat si dhe mjedisi ligjor, të drejtat pronësore dhe zbatimi i kontratave.

Përfaqësuesi civil ndërkombëtar Pieter Feith, ka thënë se Zyra Civile Ndërkombëtare e përkrah Bankën Qendrore të Kosovës në zhvillimin e saj, duke theksuar me këtë rast që Kosova ka nevojë që të ketë më shumë rritje ekonomike dhe zhvillim ekonomik.


Guvernatori i BQK së, Hashim Rexhepi, ka theksuar se kjo konferencë është bërë për shkak normat e interesit të kredive janë shumë aktuale edhe tek opinioni publik, por edhe tek komuniteti i biznesit. Sipas tij qëllim i kësaj konference është nxitja e diskutimit të brendshëm, krijimin e kushteve për një zhvillim më të mirë ekonomik në Kosovë, si dhe atraktiviteti në tërheqjen e investimeve të jashtë në Kosovë.

Ndërkaq Muhamet Mustafa, nga instituti Riinvest, ka deklaruar se në Kosovë oferta e varfër, dhe mungesa e konkurrencës është faktori kryesor i interesave të larta.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori