LAJMI I FUNDIT:

KOSTT dhe KESH nënshkruajnë Marrëveshjen për Shërbime Ndihmëse

KOSTT dhe KESH nënshkruajnë Marrëveshjen për Shërbime Ndihmëse

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Korporata Energjetike e Shqipërisë (KESH), dje me 1 mars 2010, në Prishtinë, nënshkruan Marrëveshjen për Shërbime Ndihmëse.

Marrëveshja për Shërbime Ndihmëse e cila u nënshkrua nga Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Fadil Ismajli dhe Drejtori Menaxhues i KESH z.Muharrem Stojku, parasheh blerjen e shërbimeve ndihmëse në rregullimin frekuencë-fuqi, nga gjeneratorët e KESH respektivisht nga gjeneratorët e Hidrocentralit të Fierzës.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje bilaterale, KOSTT në bashkëpunim me Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Shqipërisë-OST, do ti ndërmarr të gjitha masat e vendosjes së infrastrukturës së nevojshme në mënyrë që këto shërbime të jenë në funksion të operimit të sistemit elektrik të Kosovës.

Marrëveshja është plotësisht në harmoni me standardet Evropiane respektivisht të Asociacionit të Operatorëve Evropian të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike ENTSO-E. /telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori