Bazuar në trendin e rritjes, për pak kohë çdo familje në Kosovë mund ta këtë internetin në shtëpi. Aktualisht, statistikat flasin për mbi 125 mijë linja të internetit me rreth 500 mijë përdorues. Kompanitë për shpërndarjen e internetit, IPKO-ja dhe PTK-ja, thonë se rritja e numrit të konsumatorëve për internet është marramendëse
Numri i familjeve kosovare që dëshirojnë ta kenë internetin në shtëpitë e tyre është vazhdimisht në rritje. Të dhënat e Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacioni të Kosovës, në fund të janarit të këtij viti ka treguar për rritje të përdorimit të internetit në afër 7 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishte 5.5 për qind. Tani janë gjithsej 125,949 mijë linja të internetit, prej 110 mijë sosh sa ishin vitin në vitin 2008.
“Depërtimi i shërbimeve Broadband (brezgjëra) të internetit në vendin tonë për nga numri i popullsisë është 6.08 për qind, ndërsa për shtëpi rreth 36 për qind”, tregon Ilir Imeri, shef i zyrës për telekomunikim në ART.
Kjo i bie që në Kosovë mbi 125 mijë familje e kanë internetin në shtëpitë e tyre, ndërkohë sipas statistikave botërore të përdorimit të internetit, deri në dhjetorin e vitit 2008, Kosova ka pasur 377 mijë përdorues.
Dy nga 11 kompanitë sa janë të licencuara nga ART-ja për shpërndarjen e linjave të internetit, PTK-ja dhe IPKO-ja, konfirmojnë se kërkesat e kosovarëve për ta pasur internetin në shtëpitë e tyre po rriten vazhdimisht.
Alban Kastrati, zyrtar për informim në kompaninë IPKO, thotë se numri i konsumatorëve të rinj është rritur për dhjetëra mijëra, brenda këtyre viteve.
“Kompania IPKO ka ndërtuar mbi 230 mijë porte, që mundësojnë lidhjen e po këtij numri të familjeve kosovare në shërbimet e internetit, telefonisë fikse dhe të televizionit digjital”, ka thënë Kastrati.
Me hulumtimet e fundit të cilat janë bërë për pjesëmarrjen e kompanive vendore në tregun e internetit, IPKO-ja është lider i tregut me 59 për qind pjesëmarrje në treg. Kastrati thotë se me këtë shtrirje të gjerë dhe shërbimet bashkëkohore të telekomunikimit, kompania IPKO e pozicionon shtetin e Kosovës si vend modern, ku shkalla e lartë e depërtimit dhe përdorimit të internetit mbetet tregues i fuqishëm social.
Rritje e lartë e kërkesës për shërbime të internetit vërehet edhe te konsumatorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës. Statistikat e përpiluara nga kjo ndërmarrje tregojnë për rritje të kërkesës në vazhdimësi, duke arritur kështu në gjithsej 34,280 konsumatorë të internetit, që krahasuar me vitin paraprak është për 45 për qind më shumë, kur ishin 20,822 konsumatorë.
Menduh Abazi, zyrtar për informim në PTK, thotë se nga të dhënat që i ka kompania, pjesëmarrja e PTK-së në tregun e internetit është mbi 35 për qind.
“Kërkesa e konsumatorëve për shfrytëzim të internetit nga Telekomi i Kosovës është në rritje të vazhdueshme”, tha Abazi.
Megjithatë, me gjithë rritjen e përdoruesve të internetit, Kosova në raport me vendet e rajonit vazhdon të këtë penetrim të shërbimeve të internetit më të vogël. Sipas një hulumtimi të bërë në qershorin e vitit të kaluar nga “Cullen International”, Kosova ka pasur një shkallë të penetrimit me rreth 5.40 për qind. Megjithatë, Kosova qëndron më mirë se Shqipëria me 1.40 për qind, e cila është radhitur e fundit në listë, ndërkohë që i paraprijnë Serbia me 6.31 për qind, Maqedonia me 8.83 për qind dhe Sllovenia me 21 për qind.
Statistikat
Sipas statistikave botërorë të përdorimit te internetit, deri në dhjetor 2008, Kosova ka pasur 377 mijë përdorues të internetit. Krahasuar me vendet e rajonit, Kosova është më mirë në krahasim vetëm me Shqipërinë. Në Kosovë, 20.9 për qind e kosovarëve kanë qasje në shërbimet e internetit, kurse në Shqipëri 20.6 për qind. Nga vendet e tjera, Maqedonia ka 43.9 për qind dhe Mali i Zi 43.7 për qind, Bullgaria me 36.7 për qind dhe Greqia 45.9 për qind. /gazetaexpress/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur