LAJMI I FUNDIT:

Spanjollët duan energjinë e erës

Spanjollët duan energjinë e erës

Kryeministri Berisha priti dje në një takim presidentin e kompanisë prestigjioze spanjolle në fushën e energjisë, “Iberdrola”, i shoqëruar nga ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobio. Kompania “Iberdrola” është e katërta për nga madhësia në botë, e para në fushën e energjisë së rinovueshme dhe të erës, e pranishme në shumë vende të botës.

Gjatë takimit, presidenti i kompanisë “Iberdrola” i shprehu kryeministrit Berisha konsideratat e larta për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm, si dhe shprehu bindjen dhe gatishmërinë e tij për të qenë prezent në Shqipëri e përmes saj edhe në Ballkan në vijim, nëpërmjet projekteve serioze.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha falënderoi kompaninë për prezencën e saj në Shqipëri, ndër të tjera edhe me projektin e rëndësishëm për rrjetin elektrik të qytetit të Fierit dhe e ftoi për bashkëpunim në të ardhmen në fusha të tjera në sektorin e energjisë.

Kryeministri Berisha e njohu presidentin e kompanisë “Iberdrola” me mundësitë e shumta që ofron Shqipëria në lëmin e partneriteteve publike private, në marrëveshjet koncensionare për 440 hidrocentrale të vogla, në platformat për prodhimin e energjisë nga era dhe masat organike, apo në kaskadat e Vjosës, duke qenë kështu një vend tepër atraktiv për investimet e huaja.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

Ekonomi
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori