LAJMI I FUNDIT:

PTK publikon listën e tretë të borxhlinjve, mbeten 40 mln borxhe

PTK publikon listën e tretë të borxhlinjve, mbeten 40 mln borxhe

Listës së tretë të borxhlinjve më të mëdhenj i prijnë “DPH - TE ZHUTI” me 7 mijë euro fatura të papaguara, “NTP "Trilujeta", me 5 mijë euro, “Instituti Resarch and Development-Shtime”, me borxh prej mbi 4 mijë euro, “AIGC -Sh.p.k”, 5 mijë euro, “N.T.P.Leka Med”, gjithashtu 5 mijë euro, “Ardita”-Gjakovë, borxh prej 5 mijë euro, “Kosovatrans-Gjakovë”, 4 mijë euro, etj. Kompanitë dhe ndërmarrjet private që i kanë borxh PTK-së në vlerë prej 4 mijë euro janë edhe: “Ilirija”, Gjakovë, N.N.T.P.SH.-Kastrioti”, Prishtinë, “Foto-Dizdari”, Prishtinë, NTP “Gigi”, Ferizaj; “Asllani Tours”, Gjakovë; etj.

Në këtë listë në krye të borxhlinjve individualë janë Kastriot Miftar Januzaj me borxh prej 18 mijë euro, Nezir Haki Mustafaj 17 mijë euro, Mentor Fehmi Gashi 16 mijë euro, Fidan Niman Sejdiu 15 mijë euro, Arjan Gani Hasanaj 14 mijë euro, Arlind Avni Kryeziu 13 mijë euro, Besim Smajl Gashi 12 mijë euro, etj

PTK vlerëson se me rastin e privatizimit të disa ndërmarrjeve publike nga AKM-ja, do të duhej të arkëtonte një vlerë prej 1,356,607.97 euro në emër të faturave të pashlyera të këtyre ndërmarrjeve.

Bazuar në statistikat e fundit të Komisionit të Arkëtimit të Borxheve, borxhi i përgjithshëm i konsumatorëve ndaj Postës dhe Telekomit të Kosovës edhe më tutje mbetet në shifra të larta, përkatësisht në mbi 40 milionë euro. Për këtë arsye, PTK ka ngritur mijëra padi në gjykatat kompetente, megjithatë për fat të keq, vetëm një numër i vogël i tyre kanë përfunduar me sukses.


PTK do të publikojë sërish listat e borxhlinjve të saj, pa përjashtim, me synimin e vetëm që kjo do të mund të ketë efekt në ndërgjegjësimin e institucioneve, komunave, organizatave partiake, biznesve private dhe individëve borxhlinj, të cilët tash e sa kohë i kanë të pashlyera faturat ndaj PTK-së./telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

Ekonomi
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori