Qeveria e Kosovës së bashku më donatoret e ndryshëm deri më tani ka ndarë mbi 1 miliard Euro, në sektorin e energjisë. Prandaj synim i ynë është privatizimi i KEK-ut në mënyrë, që kjo ndërmarrje të jetë e aftë për të prodhuar, eksportuar dhe për të kontribuar në buxhetin në Republikës së Kosovës, tha Ahmet Shala, ministri i ekonomisë në takimin e sotëm të komisionit të privatizimit të sektorit të distribuimit dhe furnizimit në KEK.
KEK- u, vazhdon të mbetet barrë e buxhetit të konsoliduar të Kosovës andaj është i domosdoshëm privatizimi i tij, tha Ahmet Shala ministër i ekonomisë dhe kryesues i komisionit të privatizimit të sektorit të distribuimit dhe furnizimit në KEK. Ai tha se transformimi i KEK-ut duhet të bëhet në mënyrën sa më të mirë dhe profesionale. Ndërsa duke u përqendruar në objektivat e tyre si qeveri ai përmendi disa çështje të cilat janë identifikuar në sektorin energjisë.
“Që humbjet të ulen maksimalisht komerciale apo teknike e këtë për mes inkuadrimit të sektorit privat. Ndërsa inkasimi i ulët që megjithatë është bërë progres i konsiderueshëm ka nevojë të vazhdoj me një ritëm dhe për tu arritur kjo duhet që i gjithë sistemi juridik po edhe përgjegjësia qytetare të rritet në mënyrë që rryma që konsumohet të paguhet”, tha Shala.
Ndërsa ministrja e energjetikës, Justina Pula Shiroka, tha se në kuadër të ministrisë së energjetikes dhe minierave e kanë projektin madhor Kosova e Re për të cilën ajo mendon se deri në fund të këtij viti do të kenë investorë për ndërtimin e tij.
“ Objektiv i parë është furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor të energjisë elektrike, rritje të faturimit dhe inkasimit, zvogëlimin humbjeve komerciale dhe teknike, investimet në zgjerimin e rrjetit dhe mos financimin e korporatës nga buxheti”, tha Pula.
Ndërsa, ministri i punës, Nenad Rashiq, i tërhoqi vërejtjen qeverisë që mos të merr masa radikale në veçanti sa i përket rritjes së faturave dhe sistemimit të punëtoreve duke pas parasysh gjendjen ekonomike sociale në të cilën ndodhet vendi.
“Duhet të kemi një modalitet të butë për të gjitha veprimet që do të ndërmerrni sepse kemi një gjendje të rënd sociale dhe ju uroj të gjithë atyre të cilët marrin vendime në këtë aspekt të kenë përsyshe këtë çështje sidomos sa i përket rritjes së tarifave dhe sistemit të punëtorëve pas privatizimit”, tha Rashiq.
Angello Dell Atti, përfaqësues i IFC-së nga Banka Botërore premtoj mbështetje maksimale në të gjitha aspektet në mënyrë që ky proces të kaloj në mënyrën më të lehtë dhe më të mirë të mundshme konform standardeve të jetës në Kosovë./rtklive/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur