Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë zyrtarisht filloi përkrahjen e saj për Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit (ECAA). Marrëveshja e ECAA-së kërkon që partnerët e Ballkanit Perëndimor ta zbatojnë gradualisht legjislacionin e aviacionit të Komunitetit Evropian dhe të integrohen plotësisht në tregun e aviacionit të brendshëm të Komunitetit Evropian.
Projekti €1 milionësh, që do të zgjasë dy vite, do të përkrahë zhvillimin e qëndrueshëm të transportit të aviacionit civil në Kosovë duke i përmbushur standardet evropiane në sigurinë e aviacionit, sigurinë dhe zhvillimin e kornizës së tregut bazuar në parimet e çasjes së lirë dhe konkurrencës së drejtë.
Projekti do të realizohet përmes binjakëzimit me Autoritetin Francez – Drejtorinë e Përgjithshme për Aviacionin Civil (DGAC), të cilët kanë qenë të përfshirë në projekte të ngjashme në shumë vende të tjera.
Kjartan Björnsson, shef i Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të KE-së pohoi: “Ne presim përkushtim të lartë nga të gjithë përfituesit si në nivelin politik ashtu edhe në atë teknik, për të marrë pjesë aktivisht në projekt dhe për të siguruar arritjen e të gjitha rezultateve të parapara. Komisioni po e monitoron me kujdes zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe po iu kushton vëmendje proceseve lidhur me zhvillimin e tregut të transportit ajror dhe përputhshmërinë me rregullat e ECAA-së.”
Institucionet kosovare kanë shënuar progres në zbatimin e fazës së parë të marrëveshjes së ECAA-së, por ende ballafaqohen me sfida para se të kalojnë në fazën e dytë të zbatimit.
Ministri Limaj tha:” Republika e Kosovës ka marrë mbi vete të gjitha detyrimet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato të nënshkruara nga UNMIK-u, këtu përfshihet edhe marrëveshja mbi hapsirën e përbashkët Evropiane të Aviacionit apo marrëveshja eECAA-së. Ne e kemi rishikuar në mënyrë eksplicite edhe në ligjin për Aviacionin civil që aktivitetet e Aviacionit Civil të Republicës së Kosovës, kryhen në përputhje me marrëveshjen e ECAA-së.
Sipas tij Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kërkesat e ECAA-së për të kaluar në fazën e dytë, të implementimit të marrëveshjës së ECAA-së.
“Ndërsa, sa i përket këtij binjakëzimi, vetëm mund të shtoj se Franca është një shtet mik i cili na ka qëndruar, në krah gjatë gjithë këtyre viteve të transzicionit, por edhe të krenarisë sonë. Kjo është një dëshmi që shteti dhe qeveria Françeze është e interesuar që fuqishëm të ndihmojnë Republikën e re të Kosovës”, tha në fund të fjalës së tij ministry Limaj.
Fillimisht projekti do t’i gjejë mangësitë dhe do të rekomandojë përmirësime në kornizën ligjore dhe institucionale për të ndihmuar reformat e mëtutjeshme në transportin ajror në përputhje me marrëveshjen e ECAA-së.
Projekti kryesisht do të merret me trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve për institucionet kyçe që janë përgjegjëse për hartimin e politikave, rregullimin ekonomik dhe teknik, sigurinë e aviacionit dhe çështjet sociale dhe ambientale të ndërlidhura me aviacionin civil.
Ai ka për synim që të ngrisë kapacitetet menaxhuese dhe teknike të Autoritetit të Aviacionit Civil, Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Ambientit dhe në komisionin për hetimin e aksidenteve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur