LAJMI I FUNDIT:

Oda merr përsipër trajnimin dhe punësimin eventual të studentëve

Oda merr përsipër trajnimin dhe punësimin eventual të studentëve

Ndryshe edhe deri me tash një numër i caktuar i studentëve me nota te larta mesatare kane kryer praktiken ne OEK, ndërsa kohëve te fundit një numër i tyre me ndërmjetësimin e Odes edhe është punësuar si ne OEK ashtu edhe ne ndërmarrjet tjera ne Kosove.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj dhe dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës Skender Ahmeti kanë nënshkruar sot në Prishtinë një Memorandum Bashkëpunimi ne mes te këtyre dy institucioneve.

Kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj ka thënë se një bashkëpunim i tillë ka ekzistua edhe me herët por se sot është formalizuar me nënshkrimin e memorandumit

“OEK ka interes qe studentet qe me te vërtetë tregojnë rezultate ti ketë edhe ne forme te praktikes ne OEK por edhe ti rekomandon tek anëtaret e vet për tu punësuar ne staza me afatgjata. Një nder sferat e bashkëpunimit është shkëmbimi I informacioneve, bashkëpunimi ne fushën e publikimeve, pasi qe jemi ne dijeni qe fakulteti ekonomik është duke tentuar për te hyre edhe ne pjesën e hulumtimeve dhe ne këtë lëmi mund ti shfrytëzojmë edhe kapacitetet qe I ka OEK por edhe studentet”, tha kryetari Beqaj.


Prof. Ass. Skender Ahmeti dekan I Fakultetit Ekonomik theksoi se interesi i fakultetit është qe studentëve e sidomos studentëve te mire ti krijojnë hapësirë qe përveç asaj pjese teorike te cilën e mësojnë ne fakultet përmes OEK, përmes bizneseve qe janë anëtarë te Odes te krijojnë edhe atë anën praktike qe ne një te ardhme te afërte kur te punësohen te mos kenë probleme te adaptimit ne vendet e punës .

“ çështja tjetër është iniciativa e fakultetit për krijimin e një qendre për hulumtime dhe ne ketë drejtim bashkërisht ti shfrytëzojmë kapacitetet edhe te OEK edhe te fakultetit, te shkojmë përpara ne ketë drejtim . Interesi ynë është qe sidomos studenteve te mire t’ju krijojmë hapësirë dhe kemi gjete përkrahje edhe te Odes, dhe besoj qe do te gjejmë përkrahje edhe prej institucioneve tjera qofte qeveritare apo joqeveritare”, përfundoi dekani Ahmeti. /telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori